Firmos Biden, SHBA urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të atyre që destabilizojnë Ballkanin

Tuesday, 08 June 2021 23:01

 

Presidenti i SHBA-së ka firmosur një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurisë dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të të gjithë atyre personave që kontribuojnë në destabilizimin e situatës në Ballkanin Perëndimor.

 

Urdhri, i cili është publikuar sot në 8 qershor nga Shtëpia e Bardhë përmend ish-Republikën Jugosllave dhe Shqipërinë dhe është shpërndarë nga ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim.

 

"Unë, JOSEPH R. BIDEN JR., President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes kësaj deklarata zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare të Stabilizimit në Ballkanin Perëndimor) duke evidentuar se situata në territorin e ish-Republikës të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Balkanin Perëndimor, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara".

 

Me anë të këtij vendimi Biden urdhëron:

"E gjithë prona dhe interesat që ndodhen në pronën e Shteteve të Bashkuara ose në zotërimin ose kontrollin e ndonjë personi nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen ose tregtohen ndryshe në: çdo person i përcaktuar nga DASH, në konsultim me Sekretarin e Shtetit".

(ii) do të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose i përfshirë drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor;

(v) do të jetë përgjegjës ose bashkëpunëtor për keqpërdorim të pasurive publike, shpronësimin e pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet;

(vi) nëse ka asistuar materialisht, sponsorizuar ose ofruar mbështetje financiare, pasuria dhe interesat e tij do të bllokohen në përputhje me këtë urdhër.

Ndërkohë ambasadorja Kim ka evidentuar edhe pikat ku duhet të theksohet vëmendja në deklaratën e lëshuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti Joe Biden ka zgjeruar fushëveprimin e OE 13219 (Bllokimit të Pronave të Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Stabilizuese në Ballkanin Perëndimor) për të përfshirë Shqipërinë. Lufta ndaj korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA,”-shkruan Kim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...