Maliqi: Vota ime do jetë kundër shkarkimit të Presidentit, dhe kundër turpit të këtij parlamenti

E mërkurë, 09 June 2021 08:15

 

Deputeti opozitar Lefter Maliqi, teksa ka bërë me dije votën e tij kundër nismës së mazhorancës, e cila pritet të miratojë nesër në Kuvend raportin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, thekson se ajo do të jetë një votë kundër turpit të këtij parlamenti të kapur e keqpërdorur këto 2 vite.

“Vota ime nesër do jetë kundër shkarkimit të Presidentit, kundër turpit të këtij parlamenti të kapur e keqpërdorur këto 2 vite. Mos u habisni nga show dhe fletërrufeja ndaj Presidentit pasi nga ai parlament i kthyer në estradë çfarë nuk keni parë, qeshur e dëgjuar këto 2 vite.

 

Me votat e këtyre janë votuar PPP-të, duke pasuruar oligarkët dhe qeveritarët; është votuar prishja e marrëveshjes së 5 Qershorit në Rezidencën Amerikane, ku më pas u prishën koalicionet dhe u krye masakra më e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione. U votua KÇK, duke i përdorur nën presion bandat për zgjedhjet e 25 Prillit.

Vendin e ka mbuluar krimi në qeveri, në parlament, sfilatat në drejtësi dhe varfëria e pasiguria në vend, ku burri vret gruan, vëllai motrën, vjehrri dhëndrin, shoku shokun, vrasje në derë në banesë, në makinë, në rrugë, grabitje, vjedhje, drogë, etj. Seanca parlamentare nesër do futet në histori si turpi dhe dështimi më i madh parlamentarizmit në vend”, shprehet deputeti Lefter Maliqi

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fatbardh Kadilli pranon humbjen: Nuk largohem as do krijoj parti të re

Politikë

Fatbardh Kadilli pranon humbjen: Nuk largohem as do krijoj parti të re

  Fatbardh Kadilli shpalli i pari ambicien për të marrë kreun e PD-së por në zgjedhjet e të dielës u rendit i fundit ndër katër kandidatët. Para mediave, ai tha se zgjedhjet...

Presidenti, i vetmi institucion legjitim, ktheu mbi 60 ligje antikushtetuese

Politikë

Presidenti, i vetmi institucion legjitim, ktheu mbi 60 ligje antikushtetuese

  Nga Erisa Xhixho/ Një parlament ilegjitim, jopërfaqësues, njëpartiak, i cili duhet të ishte shpërndarë 1 muaj para zgjedhjeve ngre një komision hetimor në kundërshtim me ligjin dhe merr një vendim antikushtetues...

Deputetja Dhimitri kundër shkarkimit të Metës: Hakmarrje, pasi nuk bën kompromis me krimin si qeveria

Politikë

Deputetja Dhimitri kundër shkarkimit të Metës: Hakmarrje, pasi nuk bën kompromis me krimin si qeveria

  Deputetja Fatjona Dhimitri u shpreh kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e saj në Kuvend, ajo nuk i kurseu akuzat në drejtim të socialistëve ndërsa e cilësoi këtë...