Fitorja e Lulzim Bashës për kreun e PD dhe guri mbi shpinën e tij!

Premte, 11 June 2021 17:38

 

Nga Agron Gjekmarkaj - 11/06/2021

Data 13 Qershor nuk është thjeshtë një moment që përmbyll një proces elektoral të Partisë Demokratike por shumë më tepër se aq !

Prej kohesh ishte harruar shija e garës së vërtete madje pak po ta cysim kujtesën gjejmë ‘referendume’ si ai që beri Edi Rama ca vite më pare për të mos bërë garë në PS nga frika e Ben Blushit!

Por nuk është kjo më e rëndësishmja. Shqipërisë ju pengua ndryshimi duke mos lejuar opozitën që të shndërrohej në pushtet me inxhinieri elektorale, korrupsion, aleancë me boten e krimit dhe sanduiçizimin e ‘Rilindjes’ me shtetin!

 

U masakrua vala dhe fryma e ndryshimit e ngritur nga PD dhe Lulzim Basha i cili sot në kushte normale do të ishte duke formuar qeverinë !!

Demokratet e dinë këtë dhe për këtë arsye kanë zemërim me përdhunuesit e votës së lirë dhe mbështetje për Lulzim Bashen i cili qortohet prej tyre veç për faktin se u dha iluzionin që regjimi mundet me votë masive !! Këtë iluzion duket që vetë Basha e ka humbur nëse ndjekim ligjërimin e tij të fushatës për kreun e PD ! Qeveria e cila ka vetëm 37 mije vota diferencë me mbi 80 mije vota të pavlefshme pas masakrës zgjedhore mendon që i ka vënë demokratet me shpatulla për muri !

Gabohet rënde! Shumë shpejt do të tradhtohet në besimin e vet !

Demokratet më 13 Qershor do marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe po kaq të shumtë do votojnë Lulzim Bashen sepse i njohin kontributin, përpjekjen dhe mundin për tu ndeshur me një regjim kriminal!

Basha është antimodeli i Edi Rames !

Ai nuk trukon sondazhe të paguara nëpër portale, nuk blen vota duke respektuar traditën e PD që nuk e njeh shit-blerjen e votës, nuk përdor njëanshëm numrat e telefonit të anëtarësisë për ti dhunuar në privatësinë e tyre , nuk ulet në studiot televizive për të denigruar kundërshtarët me stërkala dhe fjali tre gjymtyrshe!

Demokratet refuzojnë çdo formë klonimi të Edi Rames në PD dhe këdo që tenton ti shërbejë atij me forma të shëmtuara e të dënueshme!! Çdo thirrje a mesazh që vjen nga kompani shërbimesh për ti hequr PD një traditë dhe shtuar një ves për të mbajtur gjallë debate të fabrikuara nga zyrat e Kryeministrit ilegjitim do të përbuzet!!

Lidershipi i opozitës nuk është vend pune as një rresht me shumë në CV, sidomos tani por një mision historik !

Vota për Lulzim Bashen është një vote përgjegjësie po edhe një gur i rëndë mbi shpinën e tij që duhet ta mbaje për ta rindërtuar PD-në në sintoni me kërkesat e shoqërisë duke shfaqur më tepër guxim e me pak kujdes në luftën ndaj vegjetimit, patetikes dhe parullave.

Duke interpretuar, nevojat e së djathtes moderne për ta shndërruar PD në parti ‘mobile’ sipas impaktit publik e qytetar, ku çdo kush do të vihet në diskutim e çdo gjë do të debatohet me struktura të forta e përfaqësuese.

Selinë e saj në tempull të qytetarëve dhe jo në strehe të pesë zyrtarëve ku Tirana dhe rrethet do të takohen në lartësinë e ideve të përbashkëta progresive dhe jo në sinorët e rreme të se njëjtës fotografi. Asaj fotografie ku prej vitesh lexohen deklarata pa mbyllur derën për korrigjimin e gabimeve në rikompozimin e historisë së PD.

Kjo, jo vetëm si muzeum krenarie por edhe si hapësirë për ndërgjegjet kritike e mbi të gjitha për ti dhënë Shqipërisë normalitet demokratik, shpresë e jetë në një vend që po zbrazet me ritme të vajtueshme nga presioni i një regjimi mafioz!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Sport

Tifozët shqiptarë janë kampionët e birrës/ Bien nga froni anglezët

Ky është Europian rekordesh për shqiptarët.   Kur ishte menduar se si zakonisht, rekordin për konsumin e birrave do e shënonin anglezët apo skocezët, panorama ka ndryshuar.     Sipas gazetës gjermane, Waltroper Zeitung, kampionët...