Fituesi i mandatit të deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, Tritan Shehu ka folur për garën brenda selisë blu, ku Lulzim Basha u rikonfirmua kryetar. Kur u pyet sesi ndihet kur dëgjon të njëjtat akuza që i bëri opozita mazhorancës, t’ia bënin kandidatët për kryetar partie vetë Partisë Demokratike, Shehu u përgjigj duke thënë se u krijua një divizion brenda partisë kundër kryetarit.
“U çudita dhe më erdhi keq që dëgjova të tilla gjëra. Mund të isha dakord te pjesa që procesi i zgjedhjes së kryetarit ishte i parakohshëm. Qëndronte, por ama mos të harrojmë se çështja shpërtheu nga vetë kandidati që shpalli kandidaturën pa mbaruar numërimi i votave dhe nga kreu i Këshillit Kombëtar që kërkoi dorëheqjen e kryetarit.
U krijua një divizion brenda partisë kundër kryetarit, gjë që detyroi partinë të mbante sa më shpejt zgjedhjet. Unë kam kundërshtuar datën, por vetë kandidatët nuk e kundërshtuan aspak. Sa i përket procesit, me bindje të plotë them se ishte proces që respektoi standardet demokratike”,-tha në ”A2cnn