Fatos Lubonja: Populli e ndjen ku një qeveri punon kundër tij

Hënë, 21 June 2021 17:46

 

Analisti dhe gazetari i njohur Fatos Lubonja, në një intervistë në studion e emisionit “Pikat mbi i”, në “News 24”, u shpreh se është i mendimit se në Shqipëri ende nuk ka një klasë politike që duhet nderuar e pëlqyer për punën që kanë bërë, e këtu, iu referua edhe kryeministrit aktual shqiptar.

“Po të hipësh në katet e sipërme të pallateve do të shohësh një fenomen që nuk e gjen askund në botë, depozita në tarracat e pallateve që furnizojnë me ujë banorët, ujë që furnizon me ujë banorët. Kohët e fundit në ndërtesat e reja, vendosja e rezervuarëve në tarraca, janë vendosur poshtë. Ndërkohë në të gjithë botën, kur them këtë kam parasysh botën Evropiane, ka ujë të rrjedhshëm që vjen nga qendra dhe shpërndan për 24 orë, nuk ke nevojë të harxhosh para më shumë për energji, madje uji është dhe i pijshëm. Kjo është paaftësi për të qeverisur. Të mos arrish për 30 vite, të mos krijosh një minimum shërbimi publik normal që do të thotë që në vend të harxhohen partë për motopompa. Sikur një pjesë e parave që do të shpenzohej për to, t’i marrësh dhe t’i përdorësh dhe të organizosh ujësjellësin e madh që shërben për 24 orë. Kjo nuk ndodh sepse Shqipëria është copëzuar në interesin e atyre që shesin pompa, rezervuarë, të ndërtuesit e pallateve. Kjo është një metaforë se si qeveriset Shqipëria. Këtë se bëjnë këta dhe ku i harxhojnë paratë. Ndërtohen kulla pafund, që ujin do e kenë poshtë në rezervuar. Problemi është paaftësia e shqiptarëve për të vetëqeverisur. Çështja e ujit është një metaforë, sepse bashkë me të ka dhe gjëra të tjera”, deklaroi analisti Lubonja.

I pyetur nga gazetarja nëse mandati i tretë do i flasë ndryshe shqiptarëve, Lubonja u shpreh:

“Kur kam kërkuar rotacion nuk prisja diçka nga PD, por thoja që do të frenoheshin pak. Nevoja për të mbuluar krimet e Bildit, etj, çon në krime të tjera. Unë pres një fund të politikës krimi mbjell krimin. Nuk duhet të harrojmë që figura më e rëndësishme në Shqipëri ka qenë Enver Hoxha, e të gjithë pamë rezultatin e asaj që bëri Hoxha, ku thuajse pjesa më e madhe e Shqipërisë iku jashtë shtetit. Këto janë ose sëmundje psikike, ose sëmundje e një populli që ndjek sisteme të tilla. Ky është problemi. Në këtë aspekt, duke iu referuar dhe historisë tonë, kjo është një histori e dështimeve të politikanëve, nuk na ka ardhur ende një lider politik, që i ndërtojmë një monument dhe nuk ia shembim nesër. Sepse populli e ndjen atë që punon për të dhe kundra tij. Problemi më i madh i joni është se kur do të nxjerrim një klasë politike që me të vërtetë do e meritojë t’i ngremë monumente. Ky është problem i thellë. Në historinë e tij, propaganda e tij, sepse edhe Hoxha bënte propagandë. Ai thoshte rinia më e lumtur në botë, por e vërteta ishte ndryshe. Kjo është sfida jonë, si do të ngremë një klasë politike ndryshe”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...