Berisha:Vendi i Aleksander Vuçiç eshte ne Hage!

E Enjte, 24 June 2021 14:28

Vendi i Aleksander Vuçiç eshte ne Hage!

Miq, Presidenti i Sebise Aleksander Vuçiç deklaroi tre dite me pare ne parlamentin e vendit te tij si i habitur se: “ka tentativa që të më shpallin kriminel në mënyrë që të dobësohet pozicioni i Serbisë”. Kjo deklarate e presidentit te serbomadhise vjen pasi politikane te rinj ne Europe mbi bazen e dokumentave te pakundershtuesme kane marre nismen e dregimit te tij ne Gjykaten e Hages per genocid dhe krime kunder njerezimit.

Duke pershendetur kete nisme sado qe te vonuar por te domosdoshme, ju ftoj miq te ti shtrojme disa pyetje presidentit te serbomadhise Aleksander Vuçiç.

Se pari a nuk perben platforme genocidi te bazuar ne rracizem fetar dhe etnik deklarata juaj me ze, figure si Gebels i regjimit ne Parlamentin e Serbise: per çdo serb te vrare duhet te vriten 100 muslimane?

Se dyti, sa muslimane ke vrare ne Bosnje Hercegovine para dhe pas kesaj deklarate?

Se treti a nuk perben platforme kriminale dhe te denueshme rende per bllokimin e drejtesise nisma e juaj, “ Nje shtepi per Mlladon.” Me kete nisme ju ftonit serbet qe te fshehin xhelatin e Srebenices Ratko Mlladiç, te cilin e kerkonte me urdher arresti Gjykata Nderkombetare e Hages, por “heroi” i yt fshihej ne vrimen e miut.

Se katerti si autor i nismes ‘nje vrime miu per Mlladon ‘ sa vrima miu per tu fshehur i sigurove personalisht ti idhullit tend xhelatit te Srebenices Ratko Mlladiç ne vitet qe ai si trimosh i fshihej drejtesise nderkombetare.

Si perfundim miq, mund ti themi presidentit te serbomadhise se asnje post, asnje taktike dhe asnje mik as Putini dhe as George Soros nuk do te shpetojne dot ate nga drejtesia per ata qindra mijra musliman qe u vrane dhe u masakruan sipas motos tuaj te bazuar ne rracizmin e paster fetar dhe etnik dhe te marre hua nga nazistet, qe per çdo serb te vrare do te vriten 100 muslimane! Drejtesia vonon po nuk harron! sb

Login to post comments