Meta vlerëson dy kirurgët e shquar “Nderi i Kombit”: Humanistë të jashtëzakonshëm, me kontribut të vyer

E Enjte, 24 June 2021 17:54

 

Presidenti i Republikës, Iir Meta vlerësoi me anë të një ceremonie solemne dy mjekët e shquar kirurgë: krijuesin e shkollës së kirurgjisë shqiptare, Prof. Petro Cani si dhe themeluesin e Shërbimit të Kardiokirurgjisë Shqiptare, Prof. Petrit Gaçe me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Kreu i Shtetit dekoroi “babain e kirurgjisë shqiptare”, Prof. Petro Cani (pas vdekjes), me motivacionin: “Me vlerësim për kontributin e shquar në fushën e mjekësisë, që nga vendosja e themeleve të kirurgjisë e deri në përgatitjen e kirurgëve të parë në Shqipëri. Me mirënjohje për humanizmin e jashtëzakonshëm dhe gjurmët e pashlyera, që ka lënë në historinë e mjekësisë sonë, si kirurg i talentuar dhe pedagog i shkëlqyer”.

Ndërsa Prof.Petrit Gaçe u çmua (pas vdekjes) nga Presidenti Meta, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e shquar në fushën e mjekësisë, si themeluesi i kardiokirurgjisë shqiptare e deri në formimin profesional të kirurgëve e kardiokirurgëve në Shqipëri. Me mirënjohje të thellë për humanizmin e jashtëzakonshëm dhe gjurmët e pashlyera që ka lënë në historinë e mjekësisë sonë, si kirurg i talentuar e novator dhe pedagog i jashtëzakonshëm”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Republikës u shpreh se dy mjekët janë humanistë të jashtëzakonshëm, që kanë një kontribut të vyer për zhvillimin cilësor të mjekësisë shqiptare

Login to post comments