Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim së bashku me homologun e saj të BE-së, Luigi Soreca u takuan në Shtëpinë e Evropës me anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Ambasadorët e Rinj Evropianë, për të diskutuar çështje që prekin të rinjtë në Shqipëri.
Anëtarët e Këshillit janë udhëheqës të rinj në komunitetet e tyre dhe patën mundësinë për të ndarë ide rreth arsimit, politikës së jashtme, partneriteteve urbane dhe rurale, dhe pasojave të COVID-19.
Ambasadorja Kim i përkrahu udhëheqësit e rinj të nxisin ndryshim duke bërë pyetje, duke menduar në mënyrë kritike dhe duke kuptuar rolin e tyre të rëndësishëm në formimin e një të ardhmeje të begatë dhe të suksesshme për veten dhe vendin e tyre./bw/