Gjokutaj: Meta donte të shmangte zgjedhjet një partiake

E Enjte, 24 June 2021 22:14

 

Në studion e emisionit “Çim Peka Live” në “Syri Tv”, u zhvillua debat i ashpër për zgjedhjet e 30 qershorit.

Avokati Genc Gjokutaj theksoi se presidenti Meta donte që të shmangte më datë 30 qershor zgjedhjet një-partiake.
Abilekaj nënvizoi se duhet që të lexohet me kujdes ajo që thotë raporti i “Venecias”.

 

Enton Abilekaj: Nuk kemi të bëjmë me hallin e presidentit, por të zgjedhjeve. Nuk kemi hallin e presidentit. Nuk kuptoni hallet e Shqipërisë. Si e keni nisur do zhdukeni fare. Tani do lexojmë raportin apo do themi çfarë mendojmë ne. Ne po flasim për opinionin e atyre, jo tonin.

 

Kemi ardhur në GJK për të diskutuar, se ashtu do e zgjidhnim vetë. Kjo opozitë duhet të flasë sipas interesave të vendit dhe del opozita e thotë që e dua unë kështu. Me ëndrra nuk merrem unë, por me çfarë shkruhet aty. Nuk ka opinion të qartë për zgjedhjet.

Petrit Vasili: Edhe mua më intereson problemi i presidentit. Nuk mund të flitet kësisoj.

Genc Gjokutaj: Edhe vendimi i Venecias është i diskutueshëm. Venecia ka opinion, nuk ka vendim. Presidenti është kryetar shteti dhe ka të drejtë të shpallë tjetër datë zgjedhjesh, për shkaqe të caktuara. Nëse presidenti nuk vendos datë, kush do ta bëjë. Presidenti donte të shmangte zgjedhjet një-partiake.

Login to post comments