Masakra në Velipojë/ PD: Edi Rama ka dorëzuar Shqipërinë në duart e krimit. Policia të distancohet nga regjimi dhe të mbrojë jetën e qytetarëve

Diel, 27 June 2021 14:34

 

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka dorëzuar Shqipërinë në duart e krimit. Deputetja e zgjedhur e PD në Shkodër Greta Bardeli reagoi sot për vrasjen e katërfishtë në Velipojë duke i kërkuar policisë të distancohet nga regjimi dhe të mbrojë jetën e qytetarëve.

Ajo theksoi se kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmoton Shkodrën dhe dëmoton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj.

 

“Sot është një ditë e dhimbshme për Velipojën, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.
Masakra e ndodhur në mesnatë ekspozon edhe njëherë gjunjëzimin e shtetit para krimit, rënien e rendit dhe sigurisë pikërisht për shkak të atyre që e kanë normalizuar krimin duke e bërë atë pjesë të pushtetit, ndërsa policinë e përdorin për mbrojtur intersat e regjimit dhe jo të qytetarëve.
Kjo masakër, në një zonë turistike dhe në mes të sezonit, dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën jetët e qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve shqiptarë janë të rrezikuara nga dorëzimi i shtetit përpara grupeve kriminiale.
Ku strategjia makabër e “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, pasqyrohet edhe nga postimi i turpshëm në facebook i Edi Ramës, me të cilin tregon se ai jeton i shkëputur nga realiteti, që nuk njëh dhe nuk mban përgjegjësi për dorëzimin pa kushte të Velipojës, Shkodrës dhe Shqipërisë në duart e krimit.
Kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmton Shkodrën dhe dëmoton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj.
Prandaj kërkojmë që Policia e Shteti të gjej forcën për t’u distancuar nga regjimi dhe të veproj e e lirë nga presionet politike, duke u ngritur në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, deklaroi Bardeli

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...