Tender për 22 orë?! Bashkia e Tiranës i jep “Korsel shpk” 49, 4 mln lekë

Diel, 27 June 2021 17:04

Një procedurë që ka qëndruar e hapur për vetëm 22 orë është nënshkruar së fundmi mes Bashisë së Tiranës dhe një kompanie private. Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimit Publik bëhet fjalë për pastrimin e një zone të qytetit me fondin limit 49.7 milionë lekë.

Tenderi rezulton të jetë hapur në datën 26 qershor në orën 14 dhe është mbyllur një ditë më pas në orën 12.

 

Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj e ka nënshkruar këtë kontratë përmes negocimit me kompaninë “Korsel shpk” e cila kishte paraqitur ofertën prej 49.4 milionë lekë.

 

Sipas dokumenteve mori pjesë dhe një subjekt tjetër që më pas u përjashtua për mosplotësim të kritereve të veçanta

Login to post comments