Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili shfajësoi punën e qeverisë që ai drejton sa i përket situatës kriminale që ka përfshirë vendin prej javësh, kanë shkaktuar reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Përmes rrjeteve sociale, Basha shprehet se punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.
Reagimi i Bashës
Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi. Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare. Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!