KKRT shpërfill Kushtetuesen, jep lejen për ndërtimin e Teatrit

Tuesday, 29 June 2021 16:12

 

Edhe çështja e Teatrit Kombëtar është në Gjykatën kushtetuese, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për Teatrin e ri.

 

Duket se qeveria dhe bashkia do të vazhdojnë me ndërtimin e Teatrit të Ri sipas projektit fillestar të arkitektit Bjarke Ingels (BIG).

 

Marrjen e lejes e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, personi që urdhëroi prishjen e Teatrit kombëtar në 17 maj 2020.

 

Ndërkohë, lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Aleanca për Teatrin ku e cilëson veprimin e Veliajt si një provokim të hapur.

Aleanca thekson se ndërsa çështja po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk ka një vendim, mafia e ndërtimit po i thotë Gjykatës, se e ka marrë vendimin.

 

Forcat speciale po keqpërdoren, ish-komandanti i RENEA-s: Dërgohen në detyra që s'ju takojnë
Reagimi i aleancës: Miq e mbeshtetes te Teatrit, rreth 15 minuta me pare, postieri i Kryeministrit, kryetari anti-kushtetues i bashkise, klandestini pa atdhe qe nginjet si shushunje çdo dite duke aplikuar sistem mbledhjesh taksash si ai timarit, provokon duke zyrtarizuar lejen per fillimin e punimeve te Sheshi i Teatrit, te vendi i krimit, ne pasurine tone te perbashket, qe e mbajne rrethuar prej nje viti si shesh ndertimi. Postimi ka vetem nje mesazh, ne nuk njohim asnje pushtet tjeter perveç nesh.

 

Musaeni dhe ëndrrat e prera në mes/19-vjeçari “dëshmor” i punës së ndershme, mësuesit: Na fal!
Nderkohe qe çeshtja po shqyrtohet ne Gjykaten Kushtetuese, dhe nuk ka nje vendim, mafia e ndertimit po i thote Gjykates, shih se ne e kemi marre vendimin, ju beni si te doni. Kjo nuk ka asnje ndryshim se huri qe kemi ngrene ne kurriz, se gazi i lotsjelles i gulçeve, se fadromat mbi kokat tona, se automatiku drejtuar aktivisteve. Nuk ka asnje ndryshim! Na takon ne te gjithe te tregojme se sa do e pranojme akoma kete perdhosje te lirive tona. Teatri eshte thellesisht çeshtje politike, e mos te mendoje njeri se do ushtroje gjuhen e aksionit politik, duke mos themelu aksionin e vet te kauzat. Te te gjitha!

Populli ka energji, eshte i pashtershem, eshte i njejti popull qe e mban Republiken ne kembe me pune e taksa, eshte vetem populli qe mund ta shpetoje demokracine, ne ushtrimin natyror te sovranitetit te vet. Jemi besim plote qe te ne akoma ka energji per te luftuar, na duhet t'i aktivizojme

Login to post comments