Vizita e Ndihmës sekretarit/ Reeker në Tiranë, takim me Bashën në selinë e PD

Tuesday, 29 June 2021 16:49

 

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, pritet të vijë në Tiranë ditën e nesërme.

Reeker është duke zhvilluar një tur vizitash në Europë, duke u ndalur edhe në Shqipëri e më pas në Maqedoninë e Veriut.


Lajmi është bërë i ditur më herët nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

 

Burime kanë bërë të ditur se Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha në selinë e PD.

Takimi do të zhvillohet në orën 11:30 të mesditës.

Reeker do të pritet në Tiranë nga Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe fushat e shqetësimit të ndërsjellë.

Më pas në 1 korrik, ambasadori Reeker do të mbërrijë në Ohër, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

Po ashtu ai do të takohet edhe me kryeministrin Zaev, ministrin e Jashtëm Osmani dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar përparësitë e përbashkëta për Ballkanin Perëndimor

Modifikuar më E mërkurë, 30 June 2021 10:42
Login to post comments