Zyrtari i lartë i DASH përfundon takimin dhe me Bashën, kryedemokrati e shoqëron deri te makina

E mërkurë, 30 June 2021 13:34

 

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker ka përfunduar pak minuta më parë dhe takimin në selinë blu me kreun e PD-së Lulzim Basha. Takimi ka zgjatur mbi një orë.

Basha e ka shoqëruar zyrtarin e lartë amerikan deri te makina, ndërsa kur mbërriti, Reeker u prit në hyrje të selisë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe deputetja e zgjedhur më 25 Prill, Jorida Tabaku.

Para Bashës, Philip Reeker zhvilloi një takim për rreth 45 minuta në kryeministri me kryeministrin Edi Rama, ndërsa do të ndalet edhe në zyrën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka me të cilën do të zhvillojë edhe me të një takim.

Zyrtari i lartë amerikan shoqërohet në këto takime nga ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.

Ndihmës Sekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker po zhvillon një tur takimehs në Ballkan. Pas vizitës në Milano, ai vizitoi sot Tiranën, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Ohrit ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë” për të theksuar mbështetjen e SHBA për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin

Login to post comments