Bejtja: Lëvizja e Berishës duhet të ridimensionojë të gjithë shoqërinë

Premte, 10 September 2021 11:46

 

Drejtori i SYRI TV, Andi Bejtja duke komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike, tha se kjo situatë e krijuar e ka edhe diçka të mirë. Sipas tij, ajo ka sjellë një dinamikë të re në opozitë, pasi ajo ishte si kënetë.

Bejtja tha se lëvizja e Berishës duhet të sjellë një ridimensionim të plotë të shoqërisë dhe politikës.

“Nëse kryetari i partisë së opozitës është peng, çdo gjë që kemi bërë dhe thënë ne, shumëzohet me zero. Duke qenë peng, shkatërrohet vendi. Duke thënë se është peng, ai justifikohet. Ai duhet të kishte bërë transparencë me elektoratin dhe me partinë. Përveç pengut, këtu është përzier edhe paaftësia. Unë nuk e kuptoj se çfarë fiton Lulzim Basha nga kjo?”

 

“Kjo histori e ka një të mirë, pasi vendimi solli një dinamikë të re në opozitë, pasi opozita ishte kënetë.

Të gjitha këto kanë ardhur si mungesë e demokracisë në parti. PD humbi 8 vite për të ardhur tek fjalët që ka thënë Altin Goxhaj para 8 vitesh.

Lëvizja e Berishës duhet të ridimensionojë të gjithë shoqërinë, raportet tona me ndërkombëtarët. Ky vend ka nevojë për opozitë me karakter dhe dinjitet. Kjo çështje duhet zgjidhur sa më shpejt është e mundur pasi nuk ka kush i bën opozitë Ramës. Nëse kjo histori zgjatet, i fituari është Rama,” tha Bejtja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...