Berisha jashtë grupit parlamentar të PD, Lubonja: Vetëposhtërim i opozitës, Basha duhet të japë dorëheqjen, nga ky vendim forcohet Rama

Premte, 10 September 2021 13:55


Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë prodhuar tensione në skenën e politikës shqiptare, vendimin e Bashës për të hequr nga grupi parlamentar të PD, Sali Berishën.

Lubonja thotë se Berisha duhet të largohet që pas ngjarjeve tragjike të vitit ’97, por nga ana tjetër kritikon Bashën për vendimin.

”Vetëposhtërm i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. Është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithësi, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën.

Çështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pa s’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëz të rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha. Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika. Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kërkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për t’i bërë favore Ramës. ”- tha Lubonja.

 

Ai ka rezerva për vendimin individual të Bashës, sipas të cilit as diktatori Enver Hoxha nuk deklaronte se i kishte marrë vetë vendimet, por gjithmonë Partia ose Komiteti.

”E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh. ”- shtoi Lubonja.

Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet Rama i cili është drejtuesi i sistemit dhe po kap PD dhe Basha një aksioner i këtij sistemi.

”Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. Gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.”- përfundoi Lubonja

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...