U përjashtua nga grupi parlamentar, Shehu: Berisha ende pjesë e PD në Kuvend, vendimi i Bashës i pabazuar në statut dhe rregullat e partisë

Hënë, 13 September 2021 17:30

 

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Sipas tij, PD ndodhet në një situatë të vështirë aktualisht. Ai shtoi se vendimi i Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha nuk duhej të merrej individualisht, por i konsultuar me Këshillin Kombëtar.

Shehu shtoi më tej, se Sali Berisha është historia e PD dhe vendime kaq madhore nuk duhej të merren vetëm. Ai solli në vëmendje këtu djegien e mandateve, një vendim sipas tij i marrë fillimisht nga Luzlim Basha, e që sipas ish-ministrit rezultoi një dështim.

 

Tritan Shehu: Unë konsideratat e mia për Berishën i kam shprehur me kohë. E njoh dhe kam shpreh të gjitha konsideratat për të dhe mendimet personale në mënyrë për idenë, kërkesën, për të mos qenë ai pjesë e Parlamentit shqiptar. Ai ka të gjitha atributet legale për të qenë pjesë e PD dhe Kuvendit. Janë disa gjëra që duhen respektuar sepse lidhen me realitetin, mbështetjen e elektoratit. Unë këto konsiderata i kam thënë. Kjo është demokracia. Ajo që mua realisht, unë e thash dhe atë ditë në PD, që më ka zemëruar, është mosrespektimi i forumeve demokratike dhe vendosja e një vendimi madhor, që ka të bëjë dhe me personalitetin më të madh të PD, me historinë e PD, ka të bëjë me të gjithë ne, jo me një njeri të vetëm. Është një vendim i rëndësishëm që duhet të merret duke respektuar rregullat e PD. Janë vendime që nuk merren nga një person.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...