Berisha: Fjalën tani e kanë demokratet dhe demokratët!

Tuesday, 14 September 2021 12:56

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur sërish sot për vendosmërinë e tij për të rimëkëmbur Partinë Demokratike pas humbjeve të njëpasnjëshme dhe përçarjeve që lindën brenda saj pas vendimit personal arbitrar të kryetarit Lulzim Basha për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar, liderin historik të PD-së.

“Fjalën e kanë demokratet dhe demokratët. Rroftë Partia Demokratike”, ka thënë sot Berisha duke publikuar një video të viteve të para të demokracisë në Shqipëri, kur mijëra shqiptarë të mbledhur në mitingun e PD-së këndonin njëzëri “...se mjaft në robëri, o e mjera Shqipëri"...

 
Kujtojmë se dje ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Çim Peka LIVE” se do t’i drejtohet anëtarësisë së PD-së që ditën e enjte për të kërkuar referendum.

 

 

Disa nga përgjigjet e Berishës për lëvizjen që do të nisë, në emisionin "Çim Peka LIVE":

Pyetje: Takimi në bazë, sa kohë do të zgjasë?

Berisha: Do të marrë kohën e vet, se do të shkohet në të gjithë vendin dhe po presin me shumë interes.

Dhe në momentin që ky tur në bazë përfundon, cili është hapi tjetër?

Berisha: ...Synimi është që të realizohet referendumi i anëtarëve të Partisë Demokratike si shkallë me e lartë, më e gjerë e partisë. Statusi i partisë për referendumin, fakti që Kryetari zgjidhet me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve është i vetkuptueshëm, pastaj kush do e marrë vendimmarrjen është gjë që zgjidhet. Për referendumin.

Në takimet që do të filloni do të jeni vetëm apo një grup i konfiguruar?

Berisha: Jo, nuk ekziston një grup i konfiguruar, janë të hapur, janë ish-drejtues, drejtues etj anëtarë, simpatizantë. Kjo është Lëvizje dhe kjo Lëvizje do të shtrihet dhe është e hapur për të gjithë ata që duan të vijnë, të marrin pjesë në debat... në dëgjim, diskutim. Nuk është qëllimi im të shkëpus deputetë, të krijoj fraksion, të krijoj grup. Lëvizja ime ka të bëjë me anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe janë të mirëseardhur kushdo që do të vijë dhe kjo Lëvizje nuk synon krijimin e një grupi.

Çfarë shansi ka kjo PD të fitojë zgjedhje më?

Berisha: PD në këtë proces do të bëjmë gjithçka të dalë më solide. Sot është e thyer, është e dëshpëruar, në situatë mjaft të vështirë dhe ata që e dyshojnë i them le të ndjekin këtë lëvizje që unë po nis. Le ta ndjekin sa është e vërtetë.

A ka fuqi fizike Sali Berisha për të përballuar drejtimin e një opozite? Se e vetmja shpresë e Lulzim Bashës është mosha, siç ishte e Ramës dikur.

Berisha: Tani, unë meqë po më pyet, në 2013 kur e dorëzova nuk mund të them se kisha një fuqi më të madhe fizike se ç’kam tani. Kjo është e vërteta. Pastaj të tjerat i ka në dorë tjetërkush./

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...