Berisha:Argati i Vuçiç apo sherri i neveritshem i Samitit te Nismes se Berlinit ne Tirane!

E mërkurë, 15 September 2021 14:24

Argati i Vuçiç apo sherri i neveritshem i Samitit te Nismes se Berlinit ne Tirane!

Miq, dje Argati i shqipfoles i serbomadhit Vuçiç shnderroi samitin e Nismes se Berlinit ne Tirane ne nje samit sherri dhe platforme sulmi te turpshem ndaj Kosoves dhe Kryeministrit te saj. Ai shprehu kete qendrim antishqiptar ne prani te Kancelares Merkel, themeluese e Nismes se Berlinit, e cila jo vetem nuk shprehu mbeshtetje per aleancen trilaterale Beograd- Tirane -Shkup me emrin Ballkani i Hapur por deklaroi preras se procesi i Berlinit nuk ka zevendesues duke hedhur keshtu ne kosh te plehrave projektin e serbomadhise te Aleksander Vuçiç dhe argateve te tij Zografi Bis dhe Zaev.

Ky qendrim i saj detyroi argatin e Vuçiçit ne Tirane, Zografin Bis te perdore konferencen e shtypit me kancelaren per te sulmuar ne emer te padronit Kosove dhe kryeministrin e saj si shkakun me kryesor te deshtimit te projektit te Serbomadhise, Ballkani i Hapur.

Keshtu dje ne samitin e Nismes se Berlinit ne Tirane nuk ishte Brenabiç qe sulmoi Kosoven dhe kryeministrin Kurti, por mikpritesi i peshtirosur i Samitit argati i presidentit te serbomadhise antishqiptari Zografi Bis qe vazhdoi luften e ftohte ndaj tyre edhe gjate nje samiti rajonal me pranine e Kancelares Merkel dhe kjo vetem e vetem se Kosova po mbron me qendrimin e saj nismen e Berlinit dhe po kundershton Ballkanin e Hapur, projekt i armikut te kombit shqiptar George Soros per te rivendosur hegjemonine serbe ne rajon, hegjemoni e cila ne nje te shkuar te afert iu shkaktoi boshnjakve, shqiptarve por edhe kroatve genocide masakra spastrime masive etnike.

Me qendrimin e saj Kosova po mbron jo vetem interesat jetike te saj dhe kombit shqiptar por edhe proceset integruese europiane ne rajon.
Ajo po kundershton krijimin e Jugosllavise se re dhe vendosjen e rajonit ne sferen e influences ruse.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe edhe njehere Ballkanin e Hapur si projekt fund e krye antishqiptar qe ka si qellim te vetem vendosjen e hegjemonise serbe dhe influence ruse rajon si dhe sulmet armiqesore prej antishqitpari te betuar ndaj Kosoves. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...