"Doktori është si vera", Meta: Tani janë mundësitë për rivendosjen e demokracisë; çfarë thotë për Berishën dhe dorëheqjen

Premte, 17 September 2021 10:58

 

Presidenti Ilir Meta ka folur për situatën e demokracisë në vend, të cilën e ka konsideruar problematike, por më të mirë se paara 25 prillit. Nga Korça, ku mori pjesë në një aktivitet, ai tha për gazetarët se tashmë janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë.

"Situata me demokracinë në vend është në një gjendje problematike, nuk është sic do të donin shumë përfshirë edhe mua pas 25 prillit, por padiskutimin është më mirë se para 25 prillit, në kushtet e mungesës së një parlamenti kushtetues e funksional. Aktualisht pas 25 prillit, janë mundësitë për rivendosjen e plotë të demokracisë, për një parlament funksional dhe ai është qëllimi im kryesor", u shpreh ai.

 

I pyetur për deklaratën e tij se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit, nëse PS do të merrte 71 mandate, Meta tha se deklarata është nxjerrë jashtë kontekstit.

Ai u shpreh ka patur kërkesa nga gazetarët për intervista në televizione, por nuk ka pranuar me argumentin se është i panevojshëm. Meta theksoi se këto dy vite ka qenë i imponuar për të qenë aktivë, duke nënvizuar se arsyet kanë qenë djegia e mandateve të opozitës, bojkotimi i zgjedhjeve lokale dhe tentativa e shumicës për të kapur presidencën.

"Nuk jemi për të interpretuar dhe për të nxjerrë jashtë kontekstit çfarë them unë. Shpesh kam shumë kërkesa nga gazetaret dhe e kam gjykuar të panevojshme pas 25 prillit, sepse besoj se i gjithë protagoznimi im nuk ka qenë i kërkuar, por i imponuar në mbrojtje të demokracisë, në kushtet e braktisjes nga opozita të parlamentit dhe pushtetit vendor si dhe në kushtet kru shumica tentoi të kapte Presidentin e Republikës", tha Meta.

Ky i fundit nuk ka dashur të komentojë aksionin politik që ka nisur ish-kryeministri Sali Berisha, por nuk i kurseu vlerësimet për të.

"Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla sepse nuk është kjo detyra ime, sigurisht që Berisha nuk mund të rri të them, është si vera, sa më tërheqës e demokrat bëhet", tha Meta.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...