3 vjetori i KASH

Premte, 15 October 2021 11:13

 

​Të dashur miq,

Në emër të Këshillit të AmbasadorëveShqiptarë ju falënderojmë përzemërsisht përpraninë tuaj në festën tonë miqësore.

Po lemë pak nga pak prapa – shpresojmë –një periudhë shumë të vështirë pandemie përmbarë njerëzimin, e cila, përveç shumë dëmevetë mëdha, i pengoi njerëzit edhe të takoheshinnjëri me tjetrin, apo t’i shtrëngonin dorën njëri – tjetrit në shenjë miqësie. Një nga qëllimet e festës tonë është pikërisht të takohemi si miq.

Anëtarët e Këshillit të AmbasadorëveShqiptarë mbeten të bindur se qëllimi më i lartë injë diplomacie të mirë është ndërtimi i urave tëmiqësisë midis individëve, kombeve dheshteteve. Me mundësitë e veta fort modeste, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë punon përkëtë qëllim.

​Të gjithë anëtarët e organizatës tonë e kanëkaluar një pjesë të mirë të jetës nën një regjim, ku politika e jashtme e shtetit shqiptarfrymëzohej nga ideologjia totalitare e armiqësimit të kombit me kombet e tjera, duke çuar në mbylljen dhe izolimin e vendit.

Kjo kujtesë do të na shoqërojë deri në fund të jetës si një nxitëse e dobishme për ta kuptuarmë mirë e për ta mbështetur me përkushtimpolitikën e jashtme, e cila, me veprimin e vet tëpërqendruar me përparësi tek integrimi europian, i shërben në mënyrë të drejtpërdrejtë të sotmesdhe të ardhmes së kombit, për të fuqizuardemokracinë, shtetin ligjor, lirinë e tregut dheliritë themelore të njeriut.

Po ashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarëka mbështetur dhe do të mbështesë gjithçkabëhet në politikën e jashtme të shtetit tonë përintensifikimin e marrëdhënieve me SHBA. Ne vlerësojmë se marrëdhëniet me SHBA, njësoj siato me BE, janë me rëndësi strategjike përShqipërinë si edhe për Kosovën dheMaqedoninë e Veriut.

​Përfshiva në këtë fjali edhe Kosovën dheMaqedoninë e Veriut krahas Shqipërisë përfaktin se Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarëështë menduar qysh në themelim i hapur ndajkolegëve tanë në Prishtinë si dhe ndaj kolegëvetanë me përkatësi shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky fakt meriton njëshpjegim të vogël.

Pavarësia e Kosovës është tashmë njërealitet i pakthyeshëm. Ne konstatojmë me kënaqësi të madhe vendosmërinë e plotë të tëgjitha forcave politike të Kosovës për t’uudhëhequr nga vlerat perëndimore, gjë qëpasqyrohet edhe në aktivitetin e institucioneveshtetërore për ta çuar vendin përpara, në rrugëne integrimit euro-atlantik.

Nuk mund të ketë të ardhme të sigurt e tëbegatë për Kosovën jashtë familjes euro-atlantike. Mbështetja e një politike të tillë tëjashtme pro europiane dhe pro amerikane ngadiplomatët me përvojë, ani pse nuk janë mëpjesë e trupit diplomatik të Republikës sëKosovës është gjithsesi një ndihmë e çmuar.

Të njëjtën qasje kemi patur parasysh edhekur ftuam kolegët tanë shqiptarë nga Republikae Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e organizatës tonë. Faktori politik shqiptar nëMaqedoninë e Veriut ka luajtur një rol jetik përruajtjen e unitetit dhe të integritetit të kësajrepublike të re. Dhe po aq jetik ka qenë dhembetet roli i shqiptarëve për të ruajtur dhe shtyrëpërpara orientimin euro-atlantik të vendit të tyremultietnik.

Orientimi euro-atlantik ka qenë pra, faktori, që na ka bashkuar me kolegët tanë nga Prishtina, nga Shkupi e nga Tetova ashtu si gjuha jonëshqipe dhe vullneti i përbashkët për t’i shërbyerpa kushte këtij orientimi, pavarësisht se jetojmënë tri republika sovrane. Ne jemi së bashku tëbindur se jashtë kësaj rruge nuk ka të ardhme tësigurt e të qëndrueshme për vendet dhe shoqëritëtona.

​Ne kemi shprehur në vazhdimësigatishmërinë e plotë për ta vënë përvojën tonëvullnetarisht në shërbim të institucioneveshtetërore, posaçërisht të atyre institucionevedhe agjencive që merren me hartimin dhe me zbatimin e politikës së jashtme.

Këtë gatishmëri e kemi përsëritur publikishtsivjet me rastin e pranimit të Shqipërisë sianëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit. Disa nga anëtarët e Këshillit tonë janë nëorigjinë të kësaj nisme, e para e këtij lloji nëhistorinë shekullore të shtetit tonë.

Ashtu si pesëmbëdhjetë vjet më parë, kurlindi kjo nismë dhe Shqipëria paraqitikandidaturën, ne jemi plot besim në kapacitetet e trupës diplomatike shqiptare për ta përmbushurme nder këtë mision të lartë. Ne si diplomatëjemi krenarë dhe të lumtur ta shohim Shqipërinënë rolin e kontribueses për paqen dhe stabilitetinnë botë.

​Duke rikonfirmuar dëshirën dhe vullnetintonë të plotë për të mbështetur politikën e jashtme të shtetit tonë në rrugën e integrimeveeuro-atlantike si dhe për hapjen e mëtejshme tëvendit për të ndërtuar marrëdhënie tëqëndrueshme me interes reciprok me të gjithavendet që punojnë për paqen dhe prosperitetin e botës, na duket me vend të sjellim në vëmendjentuaj, të dashur miq, se Këshilli i AmbasadorëveShqiptarë nuk është një shtesë e institucionevedhe agjencive shtetërore, që veprojnë në fushëne marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi njëorganizatë e pavarur. Pavarësia jonë është vetëmnë dobi të interesit publik. Kjo nënkupton që ne, krahas mbështetjes dhe inkurajimit, do tëhedhim gjithnjë edhe një vështrim kritik e këshillues mbi çfarë na duket se nuk shkon.

Bie fjala, shumë nga qendrimet tona lidhurme procesin e integrimit europian kanë synuarpikërisht plotësimin e atyre standarteve, mungesa e të cilave u theksua nga KancelarjaMerkel gjatë Samitit të fundit Europian në Brdo, kur tha se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ikanë përmbushur ende kushtet për t’u dhënë njëdatë integrimi në BE. E tillë do të jetë qasja jonëedhe në të ardhmen.

Politikanët shqiptarë tashmë duhet të kenëpjekurinë politike për të zgjidhur problemet e tyre midis njeri tjetrit, pa patur nevoje në çdorast dhe për çdo gjë të kenë ndërmjetës të huaj. Politika dhe institucionet shqiptare duhet tëngrihen në nivelin e sfidave që kërkon koha dhetë veprojnë e funksionojnë me dinjitetin dheintegritetin e një kombi të civilizuar Evropian.

​Duke ju falënderuar edhe një herë përpraninë, ju lutem të kënaqeni!

Besnik MUSTAFAJ

President i KASH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...