KLSH: Mungojnë dokumentet për rindërtimin dhe 'vaksinat'

Premte, 15 October 2021 11:52

 

Vetëm pak ditë pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar për publikimin e raportit të auditimit për procesin e Rindërtimit, Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka bërë atë të aksesueshëm për publikun. Që në krye të raportit institucioni suprem i auditit thekson një sërë pikash që kanë qenë në fokus të punës dhe ajo që dominon thuajse në të gjitha është mungesa e dokumentacionit që ka shoqëruar procesin më të rëndësishëm të qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

KLSH thekson se mungesa të tilla prekin eficencën dhe transparencën për një proces i cili nga një raport paraprak që u hartua falë financimit të institucioneve ndërkombëtare u llogarit se shkarkoi dëme në nivelin e 1 miliardë eurove

Për shkak të mangësive në dokumentacion duket se është e vështirë të vlerësosh sot ecurinë e procesit, eficencën me të cilën janë përdorur fondet por edhe shklejet që kanë shoqëruar këtë të fundit. Më problematike duket se është çështja që lidhet m programet e strehimit ku kanë shkuar edhe shumica e fondeve dhe që sipas audituesve që në gjenezë kur ka nisur procesi janë shfaqur probleme.

 

 

Sipas KLSH – veprimtaria e Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin për ndjekjen dhe bashkërendimin e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit ka shfaqur mangësi në drejtim të dokumentimit të saj.

 

“Mungon në mënyrë të dokumentuar evidentimi i burimeve të brendshme, materiale dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre. Ndjekja e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për njësitë e vetëqeverisjes vendore, për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose kanë mbetur të pastrehë nuk është dokumentuar plotësisht;

Ndjekja e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për strukturat e posaçme, të ngritura me ligj apo vendim, për përballimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti është karakterizuar nga rutina e përditshme, pa e dokumentuar atë plotësisht;

Informacionet mbi mënyrën e përdorimit dhe eficiencën e arritur për çdo donacion apo mbështetje të ofruar nga organizatat shtetërore dhe organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë etj., janë të pa plota;

Ushtrimi i kompetencave të veta në lidhje me raportimin dhe ngarkimin me detyra të strukturave të mbrojtjes civile; krijimin e grupeve të punës dhe organizmin e veprimtarive për hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit; bashkërendimin e punës me ministritë dhe institucionet shtetërore për sigurimin e të dhënave të nevojshme në funksion të realizimit të programeve të procesit të rindërtimit për përballimin e pasojave dhe zbatimin e programeve të procesit të rindërtimit është kryer në mungesë të dokumentimit të kësaj veprimtarie” thuhet në raport.

Audituesve nuk u vihen në dispozicion as marrëveshjet e vaksinave

KLSH ka audituar Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin sa i takon periudhës së pandemisë që përfshin nga janari 2020 kur ende nuk kishte mbërritur COVID-19 në vend deri në prill 2021 dhe kjo lidhet me faktin që ishte kjo ministri që u angazhua me marrëveshjet për sigurimin e vaksinave. Auditusit duket se nuk e kanë pasur të mundur të shohin këto marrëveshje që janë lidhur nga qeveria shqiptare për vaksinat që u administruan në vend gjatë periudhës së pandemisë.

“Aktivitetet për koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 janë fragmentare e të pa dokumentuara dhe për pasojë mungon një plan i tillë i mirëfilltë.

Dokumentimi i burimeve të brendshme, njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore ka shfaqur mangësi në evidentim. Veprimtaria për koordinimin dhe drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave, për zbatimin e planit të përballimit të situatës ekonomike, të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 rezulton e pa dokumentuar plotësisht. Detajimi e nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 ka qenë i shpërndarë midis ministrive dhe institucioneve, por i pa dokumentuar nga ana e MSHR./MONITOR

Thirrjet për raportim të strukturave të cilat kanë lidhje me situatën ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 kanë shfaqur mangësi evidentimi të dokumentuar. Krijimi dhe drejtimin e grupeve të punës dhe organizimin e veprimtarive për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 ka qenë i fragmentuar dhe i pa dokumentuar plotësisht. Janë shfaqur mangësi dokumentimi i veprimtarisë për bashkërendimin me ministritë dhe institucionet shtetërore për sigurimin e të dhënave të nevojshme dhe përcjelljen e porosive në funksion të realizimit të planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID19;

Marrëveshjet për furnizimin e vaksinave, nuk kanë qenë në dispozicion të grupit të auditimit të KLSH, duke pamundësuar shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre, dhe në këtë kuadër të aktivitetit të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin në cilësinë e ministrit përgjegjës të fushës “thuhet në raport

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...