Berisha: Reforma në drejtësi është kapur, kam kërkuar që Soros të shpallet ‘non grata’

Premte, 15 October 2021 19:02

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Korça se drejtësia në vend është kapur nga Edi Rama.

“U dizenjova non-grata në një kohë kur nuk kisha pasur asnjë akuzë dhe fakt ndaj meje, në një kohë kur kisha 8 vite që isha larguar nga pushteti, tre javë pasi humbëm zgjedhjet. Prandaj këtë çështje e çova në Paris për të mbrojtur dinjitetin tim. Asnjë njeriu në botë nuk i kam kërkuar asnjëlloj ndihme. Pse? Sepse gjykatat nuk kanë fare as negociata, as stër-negociata, asgjë. Edhe kryetarit i thashë mos u përfshi se ne jemi forcë pro-amerikane dhe nuk kemi pse ndezim debat.

Kjo akuzë erdhi pasi në vitin 2017 kam kërkuar që Soros të shpallet ‘non grata’. Sepse veprimtaria e tij është antidemokratike. Sepse çfarë bëri ai? I mori të gjitha OJQ-të dhe i futi nën umbrellën e PS. Sot PS falë Soros dhe opozitës, ka më shumë pushtet se ç’kishte në vitin 1991. Do ia çmontojmë këtë pushtet,” tha Berisha.

 

Sipas tij, Soros ndihmoi që Rama të kapte të ashtuquajturën reformë në drejtësi.

 

“Vetingun e përdori si gjah shtrigash, për të larguar çdo gjykatës apo prokuror që kishte bindje apo prejardhje të djathtë. Kush e bën këtë veting? Edi Rama me Engjëll Agaçin. Të dhënat e SHISH i merrte Agaçi dhe i çonte te një person aty. Kjo është drejtësia më e kapur. Ky SPAK ka dërguar në gjykatë 63 persona, kurse task forca e antikorrupsionit në vitin 2009 ka dërguar në gjykatë mbi 300 persona. Tani duan të heqin gjykatat e apelit dhe t’i mbledhin në Tiranë. Çfarë shpenzimesh të tmerrshme duan të krijojnë. E kanë bërë në vitin 1998, por kjo është reformë që gjobit qytetarët,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...