Berisha: Pozicionin tim do e përcaktojë anëtarësia e PD, Rama ikën me protesta

Premte, 15 October 2021 19:47

 

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, deklaroi nga Korça se pozicionin e tij në parti do e përcaktojnë demokratët me votë. Ai tha se Edi Rama largohet me protesta, por fillimisht PD duhet të vendosë votën e lirë si standard.

“Ftoj çdo delegat të Korçës që të firmosë formularin për të thirrur Kuvendin. Mbledhja e Kuvendit është imperative. Ne duhet të bashkohemi, të votojmë, të pranojmë votën. Përpjekja ime së pari nuk është personale. Qëllimi më madhor është që të rikthejmë vlerat te PD. Votën e lirë.

Do rikthehem i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të vendit. Duke thënë këtë, në mënyrë absolute do respektoj çdo garë dhe verdikt. Do mirëpres çdo rival me vlerësimin më maksimal. Se cili do jetë pozicioni i Sali Berishës, do e përcaktojë anëtarësia e Partisë Demokratike.

 

 

Po nuk ndërtuam një parti si kjo Foltore, madje më të lirë, ne nuk arrijmë objektivat tona. Rama nuk ikën nga pushteti me votat që kontrollon vetë, as më opozitë kukull. Ai ikën me protesta për të zezat që i ka bërë këtij vendi. Për t’i bërë këto, ne duhet të ringrihemi mbi bazën e këtyre parimeve.

 

Ne po bëjmë një figurë shumë të keqe, sepse po tregojmë se nuk kemi tolerancë për fjalën. E përjashtoi deputetin sepse i tha se je shprehur në këtë mënyrë. Viktimë e tmerrshme e këtyre qëndrimeve, të bashkërenduara me Edi Ramën, është ajo që themeluam në vitin 1990. Nuk ka pluralizëm kur një parti nuk respekton statutin, kushtetutën e vet, nuk respekton forumet dhe për më tepër shpall se takimet e hapura janë anti-amerikane, se kuvendi është anti-amerikan.

Pikërisht për këtë, ish-kryetari nuk vjen te ju. Hajde këtu, thuaj të gjitha mendimet. Ju garantoj se pjekuria juaj politike është shumë herë më e madhe nga ajo që mendon kryetari. Në pushtet nuk vijmë kurrë nëse nuk jemi forcë politike sovrane. Nëse vendimet për ne i merr dikush tjetër, ne nuk jemi më forcë sovrane. Ne jemi opozitë fasadë.

Duhet të heqim dorë nga ideja se ky ka humbur, por nuk kemi më të mirë. Ky rri, por derën e fitores nuk e çel më. Armin Laschet ishte kryetar i CDU në Gjermani për 8 muaj. Dha dorëheqjen pasi humbi në zgjedhje. Unë jam për të dhënë dorëheqjen,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...