Ndoka: Rama ka shumë frikë Berishën, Basha pa marrë divorcin u martua me Edin

E mërkurë, 27 October 2021 11:36

 

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka teksa komentoi deklaratën e Sali Berishës se ky i fundit do të garojë për të qenë sërish në krye të PD-së, pohoi se kryeministri i vendit, Edi Rama e ka shumë frikë Berishën.

Nard Ndoka: "Armiku kryesor i vendit është Rama me keqqeverisje e tij. Por Rama pa diskutim e ka shumë frikë Berishën. Rama e ka frikë Berishën, e ka frikë protestën, e ka frikë opozitën", u shpreh Nard Ndoka në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora.

Ndër të tjera Ndoka foli dhe për kreun e opozitës, Lulzim Basha.

Sipas Nard Ndokës, Basha e ka kuptuar tashmë që nuk ka mbështetje nga opozita, duke marrë shkasë edhe nga"Foltoret" e Berishës , për këtë arsye Basha "po martohet me Ramën", tha Ndoka.

Nard Ndoka: "Politika është si martesa, në të mirë e në të keq. Ndërsa zoti Basha e shijoi pjesën e mirë dhe kur vjen problemi, që ka atë punën e vështirë, jo vetëm që kërkon divorc. Por pa e marrë akoma divorcin shkon e martohet me Edi Ramën."

Modifikuar më E mërkurë, 27 October 2021 17:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...