"Shqipëria si kamp refugjatësh'/ Qeveria britanike nuk e mohon, Rama kundërshton

E Enjte, 18 November 2021 11:13

 

“Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama teksa u pyet gazetarët për shkrimet e mediave angleze për mundësinë e krijimit të një kampi në Shqipëri ku mund të strehohen azilkërkues që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërkohë zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka konfirmuar se qeveria po gjen mënyra për të nxjerrë jashtë Britanisë së Madhe azilkërkuesit. Deklarata e tij erdhi pas një raporti ku bëhej me dije një plan për t’i transportuar azilkërkuesit drejt Shqipërisë.

Transportimi i azilkërkuesve nga një shtet në një tjetër është një praktikë e filluar nga Australia, fillimisht në Guinea e Re dhe tani në ishullin Nauru të Paqësorit. Raab mbrojti Mbretërinë e Bashkuar që po provon të gjejë ide të ngjashme.

“Unë mendoj se është e drejtë, ka praktika të tilla në mbarë botën dhe t’i shohim këto si mundësi partneriteti ndërkombëtar”, tha Raab për Sky News.

Raab nuk mohoi artikullin ku thuhej se ministrat duan të transportojnë njerëzit që mbërrijnë nga Franca me varka të vogla në Shqipëri.

Në Sky News më vonë, kur Raab u pyet nëse njerëzit që kërkonin azil në Mbretërinë e Bashkuar do të dërgoheshin me avion në Shqipëri, ai tha: “Ky është një nga vendet, por ne jemi të gatshëm të shikojmë me partnerët nëse është e mundur të bëhet ky proces ndërkombëtar”.

Shqipëria ka mohuar më parë ndonjë plan të tillë, por gazeta Times raporton se janë zhvilluar “bisedime diskrete” me Tiranën për krijimin e një qendre azili

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...