Analiza e Fatos Lubonjës: Berisha ka 8 vjet që ka ikur. Amerika t’i referohet dhe treguesve dramatik në qeverinë Rama, korrupsioni është thelluar

Premte, 26 November 2021 15:55

 

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar sërish situatën që ka shkaktuar në Partinë Demokratike shpallja “non grata” e ish kryeministritt Sali Berisha.

Lubonja tha se në vendet evropianë nuk pranohet ‘non grata amerikane’, pasi quhet si “shkelje të principeve, prezumi i pafajësisë e drejta për gjyq përpara”.

Ndërkohë që thekson në fjalën e tij se kur flitet për amerikanët “them një long”, që sipas tij “duhet ti referoheshin shumë të dhënave të tjera të pavarura që na japin ne shifra e tregues më dramatik në këto 8 vjet që lidhen me qeverinë Rama lidhur me korrupsionin me perceptimin e korrupsionit”

 

“Amerikanët nëse kishin hallin sa po na e dëmton demokracinë korrupsioni jonë, kur them Amerika them një lobing, jo Amerika duhet ti referoheshin shumë të dhënave të tjera të pavarura që na japin ne shifra e tregues më dramatik në këto 8 vjet në qeverinë Rama lidhur me korrupsionin me perceptimin e korrupsionit ku s’bëhet fjalë për fakte se mjafton dhe një fakt e të fusin në burg”, tha Lubonja.

Analiza e Fatos Lubonjes ne emisionin “Pikat mbi i”

 

Ndryshe është kur ka ndonjë gjë që ka të bëjë me politkam të caktuara antiamerikane politia të shpallura të hapura, në këtë rast duhet të kishte një respektim dhe jo rastësisht në vendet evropianë nuk funksonojnë këto gjëra. Askush nuk e pranon këtë lloj vendimi e quajnë shkelje të principeve, prezumi i pafajësisë e drejta për gjyq përpara.

E dyta, amerikanët nëse kishin hallin sa po na e dëmton demokracinë korrupsioni jonë, një lobing, jo Amerika duhet ti referoheshin shumë të dhënave të tjera të pavarura që na japin ne shifra e tregues më dramatik në këto 8 vjet që lidhen me qeverinë Rama lidhur me korrupsionin me perceptimin e korrupsionit ku s’bëhet fjalë për fakte se mjafton dhe një fakt e të fusin në burg.

 

Unë s’kam pritur fakte asgjë se jam i sigurt që amerikanët s’kanë hallin e korrupsionit. Halli është mbështetja e qeverisë Rama, mbështetja që i jepet Ramës pastaj hajt të gjejmë pse i jepet mbështetje Ramës nga një lobing i caktuar që është afër Ramës ose që Rama ka lobuar.

Një vend si Shqiperia 5 veta merren me Shqiperine në Amerikë boll të kapësh 5 veta e ke kapur Amerikën për të bërë lobing për ty.

 

Arsyet nisen nga muxhahetinët afganët dikur armët kimike etj, ose arsye të tjera gjeostrategjike ka qenë kjo teza që thotë Berisha, Vucici që ata smund ta thonë dot këtë edhe sikur të jetë kjo se thonë dot, lobingu serb se Rama ishte për ndryshim të kufijve të Kosovës, por absolutisht jo korrupsioni se ka 8 vjet që ka ikur Berisha dhe është thelluar e rënduar sikur është thelluar kapja e shtetit nga krimi i organiuzuar sot, ky është fakt që ne e provojmë, u bë një masaker zgjedhore në 25 prill sipas Bashës, s’e panë fare amerikanët si ka mundësi e bëri Berisha masakrën?

Jo e bëri krimi i organizuar që ka lidhje me policinë prokurorinë shqiptare.

Kjo është një provë më shumë që këtu kemi të bëjmë me një lobing.

Që ka një mbështetje të qartë amerikane për qeverinë Rama unë e dëgjova ta thotë dje edhe Lulzim Basha.

Basha kur u pyet se si shpjegohet kjo mbështetje amerikane për Ramën kur u tradhtua për herë të dytë nga Rama duke qenë garant SHBA ai dha një argument që e pranoi që ka ndodhur kjo dhe ka ndodhur për shkak se ne s’jemi distancuar dot nga berishizmi, pra s’kemi përjashtuar Berishën. Pra u pranua mbyllja e syve ndaj 25 prillit dhe tradhtia e 5 qershorit nga ana e amerikanëve por shkaku i Bashës sic kuptova unë dje ishte Berisha.

Ky është një manipulim që kërkon ti bëhet shqiptarëve.

Basha unë nuk e besoj që Basha është aq servil ndaj amerikanëve, mendoj që këtu ka dicka më shumë dhe ideja që tani po tentonë të na shesin që amerikën se vë në disktutim është shtirje se kur u preken interesst atyre e vënë në dsiutim që cke me të.

Dje Basha u pyet dhe i pohoi në një farë mënyrë që ka pasur kundërshtime dhe për dy vendime dhumë të rëndësishme që ka marrë.

E para dalja nga parlamenti e futja në cadër tha Basha janë vendime kolegjiale të partisë pra të rëndësishme dhe është gjithë partia që e ka marrë ku Berisha ka qenë dhe ai aktiv i fortë.

Për mua është më e rëndësishjme dalja nga Parlamenti se sa përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar.

Tani këtu thotë e mora vetë.

E dyta që është problem për kontradiksionin e tij pse se more dhe këtë me partinë, se dhe ky është vendim i rëndësishëm. Këto vendime janë kundërshtuar nga amerikanët megjithatë Basha ka ecur në rrugën e tij kjo tregon që jo gjithmnë se ca thonë amerikanët Basha është kaq servil.

Këto dy situata janë të krahaeushme, padyshim, nëse me del e thua që cfarë thotë Amerika ne e bëjmë.

Ky tha unë nuk vë në diskutim gjëtat që merr Amerika po ja që i ka vënë në diskutim gjërat që ka thënë Amerika që mos dil nga Parlamenti.

Basha për të ruajtur partinë e mos bënte lojën e Ramës duhet ti thoshte amerikanëve çdo njeri ka nevojë për një proces për t’u provuar është fajtor apo jo.
Kur të dalë fajtor e ti dalin provat atëherë unë s’kam pse ta përjashtoj .

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...