'Tërheqja' e parë e Lulzim Bashës: Vetëm me Berishën nuk negocioj

Premte, 07 Janar 2022 19:31

 

Një ditë para protestës së madhe kombëtare të demokratëve, deputeti Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do ta lëshojë selinë e Partisë Demokratike, duke sfiduar kështu vullnetin e anëtarësisë që e shkarkoi atë me referendumin e 18 dhjetorit. Kërkesave të arsyeshme të ndërkombëtarëve për largimin e tij, Basha iu përgjigj duke thënë se tashmë ai nuk do të negocojë, VETËM me Sali Berishën.

Deputeti Lulzim Basha ka sfiduar shumicën dërrmuese të anëtarësisë së Partisë Demokratike që ka votuar për shkarkimin e tij duke deklaruar se nuk do ta lëshonte selinë e Partisë Demokratike.

 

Një ditë para protestës së madhe kombëtare Lulzim Basha konfirmoi se u ka ngritur pritë demokratëve të cilët do protestojnë nesër paqësisht për rikthimin e legjitimitetit në forcën kryesore të opozitës.

 

Basha ka përsëritur akuzat ndaj liderit historik të demokratëve Sali Berisha dhe nuk ka ngurruar ta cilësojë qeverisjen 8-vjeçare të demokratëve si të korruptuar, duke thënë se nuk do lejonte hyrjen e ish-zyrtarëve të korruptuar në seli.

Kërkesave të arsyeshme të ndërkombëtarëve për largimin e tij, Basha iu përgjigj sot duke thënë se tashmë ai nuk do të negociojë vetëm me Sali Berishën.

"Dua të përsëris se ndërsa nuk jam më i hapur për asgjë ndaj personit të shpallur non grata, që ka venë hallin e tij, mbi interesat e demokratëve dhe të Shqipërisë, jam i gatshëm të dëgjoj dhe po dëgjoj, po reflektoj e do të vazhdoj të reflektoj me qëndrime e vendime demokratike ndaj kritikave, kundërshtimeve, kërkesave dhe propozimeve që forcojnë bashkimin tonë në diversitet, që shërbejnë për modernizimin e Partisë Demokratike dhe fitoren e saj", tha deputeti Basha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...