Parlamenti Europian apel deputetëve demokratë: 'Qëndroni bashkë në PD pas largimit të Bashës!'

Premte, 07 Janar 2022 19:35

 

Dorëheqja e Bashës shihet nga anëtarë të Parlamentit Europian si një hap që forcon PD dhe grupin parlamentar të saj.

Në një letër drejtuar ish-kryetarit të PD dhe deputetëve të grupit parlamentar, të cilën e ka siguruar SYRI të plotë, ata theksojnë se me një qeveri socialiste abuzive Shqipëria ka nevojë për opozitë efektive dhe grup parlamentar të bashkuar.

Tekti përkatës:

"Duke marrë përsipër përgjegjësinë personale dhe duke konkluduar siç duhet për pasojat sigurisht që ju do të kontribuonit për forcimin e PD-së në gjithë vendin si dhe të grupit parlamentar të saj.

Jemi të sigurt se gjesti juaj do të respektohet nga kolegët tuaj demokratë dhe nga miqtë tuaj të Partisë Popullore Europiane."

Teksti i plotë:

Drejtuar: deputetit Lulzim Basha

I dashur Lulzim Basha,

Po ndjekim me shumë preokupim zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Ne kemi mbështetur vitet e fundit qëndrimet korrekte të PD-së edhe në momente shumë të vështira siç do t'a mbani mend personalisht. Shqipëria ka nevojë tashti, më shumë se kurrë, për një opozitë funksionale që siguron kontroll dhe ekuilibër demokratik ndaj një qeverie socialiste gjithnjë e më arrogante. Për ta arritur këtë, PD duhet të gjejë unitetin e saj; prandaj ju e keni detyrim të respektoni vullnetin e kongresit të partisë dhe të anëtarësisë siç u shpreh përkatësisht në 11 dhe 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Duke marrë përsipër përgjegjësinë personale dhe duke konkluduar siç duhet për pasojat sigurisht që ju do të kontribuonit për forcimin e PD-së në gjithë vendin si dhe të grupit parlamentar të saj.

Jemi të sigurt se gjesti juaj do të respektohet nga kolegët tuaj demokratë dhe nga miqtë tuaj të Partisë Popullore Europiane

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...