Vëllai i Agron Kapllanaj, kandidatit më të votuar të PD në Fier, merr 1.85 miliardë lekë tender

Diel, 16 Janar 2022 19:17

 


Vëllai i Agron Kapllanaj, kandidatit më të votuar të PD në Fier, merr 1.85 miliardë lekë tender
Në Tv apo në media të gjithë politikanët e krahëve të ndryshme politike duket apo japin përshtypjen sikur janë si Tomi me Xherrin. Gjithmonë në luftë me njëri-tjetrin. Mirëpo në realitet kjo nuk ëhstë aspak e vërtetë, përkundrazi janë të gjithë miq e shokë. Këtë nuk e themi nga hiçi, por bazuar në fakte.

 

 

Kështu rezulton se vëllai i kandidatit demokrat më i votuar i Fierit është “shpërblyer” nga Bashkia Lushnje me plot 1.85 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Sh.A Ujësjellës Kanalizime Lushnje. Tenderi mban numrin e referencës REF-89010-03-04-2021 dhe ka si objekt “Rikonstruksion i linjës kryesore të furnizimit me ujë nga stacioni i pompimit Gajde në stacionin e pompimit Toshkëz”.

 

Fondi limit i tij është 157,665,495 lekë të reja pa TVSH. Në këtë tender kanë marrë pjesë vetëm 3 firma, të cilat për habi kanë ofruar shifra mjaft të përafërta me njara-tjetrën. Kështu “NGRACAN 1934” ka ofruar 155,788,776 lekë të reja pa TVSH, 2Z Konstruksion” ka ofruar 155,964,740 lekë të reja pa TVSH dhe “SHKËLQIMI 07” ka ofruar 154,004,030 lekë të reja pa TVSH.

 

 

Shikohet qartë se diferencat mes tyre janë tepër të vogla. Siç dihet, një fakt i tillë ngre dyshime në lidhje me vërtetësinë e tenderit, pasi sipas praktikave ndërkombëtare të tenderimit në një rast të tillë ka dyshime për fitues të paracaktuar.

 

Fituese është shpallur firma “SHKËLQIMI 07” me një vlerë rreth 1.85 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo firmë është në pronësi të Shkëlqim Kapllanaj, vëllait të kandidatit demokrat më të votuar në Fier në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Nga ana tjetër edhe vetë vlera fituese është mjaft e përafërt me vlerën e fondit limit të tenderit, përkatësisht sa 97.67% e tij.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...