Drogë, vjedhje dhe tendera/ A është e ardhmja e PD, Agron Kapllanaj?

Hënë, 17 Janar 2022 09:20

 

Pas mbarimit të takimit në Fier, Lulzim Basha postoi një foto online, ku dukej se më krenar ishte për faktin se në krahun e tij ishte Agron Kapllanaj, i dënuar në Itali për vjedhje.

Në mënyrë paradoksale, Basha shkruante se ndjehej i çliruar nga hijet e së shkuarës. Po shohim nga e ardhmja, përsëriti Lulzim Basha me Kapllanaj në krahun e djathtë.

Por cila është e ardhmja për të cilën po flet Lulzim Basha? Për Agron Kapllanajn e dënuar në Itali, që ia rrëzon të gjithë retorikën e vetingut në politikë? Apo për vëllain e Agron Kapllanajt, i cili vazhdon të majmet familjarisht me tendera, ndërkohë që demokratët kanë 12 vite në opozitë?

Vëllai i Kapllanajt merr miliona nga tenderat që i jep Edi Rama në Fier dhe në Vlorë, ndërkohë që bashkë me socialistët ndihmojnë Bashën për të mbushur sallën me militantë socialistë

Por salla e Fierit nuk ishte e mbushur vetëm me socialistët e dërguar me urgjencë nga Edi Rama dhe njerëzit e tij në zonën e Fierit.

Në krah të Lulzim Bashës ishte edhe kreu i PD-së në Patos, Shezai Sinanaj, një ish-polic i arrestuar në vitin 2015 pasi u kap me një ngarkesë droge bashkë me të vëllanë.

Shfaqja e sotme në Fier me krim, drogë, vjedhje dhe tendera nuk është asgjë në krahasim me atë që ndodhi më 8 janar.

Të gjithë e kujtojmë se si selia u mbrojt me dhunë nga mercenarët kriminelë të Lulzim Bashës dhe nga policët e Edi Ramës. Një foto u bë virale menjëherë pas dhunës barbare. Aty shihej policia me një sfond gazi nga pas. Më tej lexohej: Shohim nga e ardhmja.

Për shumë komentues dhe gazetarë, e ardhmja që ofron Lulzim Basha nuk është vetëm dhuna dhe gazi lotsjellës, por edhe krimi dhe droga, vjedhjet dhe korrupsioni.

Burimet thonë se jo vetëm selia e PD ishte e mbushur me kriminelë, emrat e të cilëve janë denoncuar publikisht, por Basha është takuar edhe me persona me rekorde kriminale. Komisioni i Rithemelimit po përgatit denoncimin dhe publikimin e këtyre fakteve tronditëse.

“Siç është PD sot, ashtu do të jetë Shqipëria nesër,” ironizonin analistët dhe komentuesit online, bazuar te shprehja e Lulzim Bashës, një përshtatje banale e deklaratave të Ramiz Alisë se ashtu siç është rinia sot, do jetë Shqipëria nesër.

Shqipëria e Lulzim Bashës sot, pa pritur të nesërmen është me një mijë të zeza. Por mbi të gjitha është si Shqipëria e Ramiz Alisë: pa pluralizëm

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...