Vizita e Sulltanit Erdogan, masat ekstreme të pashait Rama/ Flamuj turq e bllokime rrugësh

Hënë, 17 Janar 2022 09:28

 

Autoritetet shqiptare ka marrë masa ekstreme lidhur me vizitën e Presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, i cili po vjen si Sulltan në vilajetin e Shqipërisë, me Pasha Edi Ramën.

Në kuadër të vizitës zyrtare të Erdogan, Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie dhe për pasojë do bllokohen disa akse rrugore në vend.

Bazuar në informacionet zyrtare, masat që janë marrë, nuk janë aplikuar në Shqipëri në asnjë prej vizitave të zyrtarëve më të lartë botërorë, qofshin kancelarë apo Presidentë. Madje në disa aspekte, ato tejkalojnë edhe masat që u morën gjatë vizitës së parë dhe të vetme të një Presidenti amerikan në Shqipëri.

Nuk dihet sepse në vizitën e Erdogan në Shqipëri po aplikohen masa ekstreme, të cilat me shumë gjasa janë ndërmarrë për të treguar përulësinë e Kryeministrit, që po vepron si një Pasha i emëruar nga Sulltani, se sa realisht mund të ketë ndonjë rrezik potent për jetën e vizitorit.

Për nder të Erdoganit, që po trajtohet si Sulltan nga Pashai, rrugët e Laçit të Kurbinit janë veshur me flamuj të Shqipërisë dhe Turqisë.

Në kuadrin e masave të sigurisë, Policia e Shtetit ka bllokuar disa akse rrugësh, madje iu ka drejtuar një apel qytetarëve që do të udhëtojnë jashtë vendit të mbërrijnë në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ përpara orareve të kufizimit, përkatësisht përpara orës 08:30 të mëngjesit të 17 Janarit.

Referuar të dhënave në faqen e aeroportit të Rinasit, të hënën duke nisur nga ora 07:00 deri në 14:30 janë planifikuar 13 fluturime në nisje dhe 13 në mbërritje, të cilat nuk do preken, por mund të ketë vështirësi për lëvizjen e udhëtarëve drejt Rinasit që këshillohet të mbërrijnë në aeroport më herët.
Aeroporti i Rinasit dhe akset që lidhin kryeqytetin me të do të jenë prej mesditën e se dielës nën masa të larta sigurie ndërsa kufizimet do të preknin autostradën me drejtim Rinas-Vorë-Tiranë, Rrugën e Durrësit dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e hënë paradite. Rrugët në të cilat do të ndalohet tërësisht qarkullimi janë Milot-Vorë-Milot nga 07:00 deri në 14 për kamionët dhe makinat. Kurse nga 08:30 deri në 12:30 ndalohet mbikalimi Laçit si dhe Rinas-Vorë-Rinas nga ora 08:30 deri në ora 10:00. Bllokime do të kenë edhe akset në Tiranë, autostrada e Rinasi, Rruga e Durrësit, bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ etj.

Axhenda e Erdogan në vendin tonë:

09.25 – Ceremonia e pritjes, Aeroporti “Nënë Tereza”

10.05 – Vizita në një familje në Laç

10.20 – Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç

Ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë

13.00 – Takim midis Presidentit të Turqisë Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T.Z. Edi Rama

15.00 – Nënshkrimi i marrëveshjeve + konferenca e përbashkët për shtyp

16.00 – Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut

17.00 – Përshëndetja e Presidentit të Republikës së Turqisë në Kuvendin e Shqipërisë

 

AKSET E BLLOKUARA

Aeroporti i Rinasit- “Ura e Gjoles”, 08:30 -10:00

Vorë-“Ura e Gjoles”, 08:30 -10:00

Rinas-“Ura e Gjoles” 11:00-3:00

Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas, 11:00-13:00

Durrës-Tiranë ,11:00-13:00

“Casa Italia”- “Shqiponja”- “Teodor Keko”, 11:00-13:30

“Fabrika e Miellit”- Sanatorium, 11:00-13:30

Elbasan-Tiranë, 11:00- 13:30

“Rruga e Elbasanit”, 11:00-13:30

Rrugët lidhëse me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” 14:30-6:30

Rrugët përpara Parlamentit ,16:30-18:00.

Aeroporti i Rinasit- “Ura e Gjoles”, 17:30-18:30

Vorë-“Ura e Gjoles”, 17:30-18:30

Rinas-“Ura e Gjoles” 17:30-18:30

Vorë-Rinas, Ura e Gjoles-Rinas, 17:30-18:30

Durrës-Tiranë, 17:30-18:30

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...