Në Tiranë në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut/ Pse nuk e dorëzon Erdogan Xhaminë e Namazgjasë

Hënë, 17 Janar 2022 09:30

Janar shënon përvjetorin e së vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, por meqë nuk është vit jubile pakkush u angazhua të rikthejë në vëmëndje jetën dhe betejat e heroit kombëtar. Në rastin më të mirë, përvjetori i 554 i vdekjes së Skënderbeut do të gjendej në ndonjë titull periferik online, sikur Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan të mos e kishte zgjedhur pikërisht këtë të hënë për një vizitë në Tiranë dhe Laç.

 

Qëllim kryesor ka inaugurimin e shtëpive të rindërtuara nga tërmeti, por simbolika me turqit bëhet e fortë në këtë ditë.

 

Përse duhej që Erdogan të zgjidhte pikërisht ditën e vdekjes së Skënderbeut për të inauguar shtëpitë në Laç? Çfarë e ka ngacmuar mikun e kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, që duhet të japë një mesazh të tillë kontrovers për shqiptarët?

 

Nga axhenda që u bë publike, kuptohet se Edi Rama ka bërë gjithçka për t’u shfaqur mirënjohës. Nuk janë vetëm shtëpitë e dhuruara në Laç për të prekurit nga tërmeti. është edhe ndihma e pashembullt që Erdogan i dha para zgjedhjeve Ramës, kur i organizoi një pritje madhështore në pallatin presidencial në Ankara, kur i ndërtoi me urgjencë spitalin në Fier dhe më pas e lejoi të spekulojë mediatikisht për një rol negociatori në konfliktin e ndezur Turqi-Greqi.

Të hënën Erdogan e nis ditën me një fjalim për banorët që përfituan shtëpitë e reja në Laç. Atje do t’i emërtojnë një shesh me emrin “Rexhep Taip Erdogan”. Me të mbërritur në Tiranë, inauguron Xhaminë e Et’hem Beut që u restaurua me paratë e qeverisë turke dhe në fund mban fjalim në parlamentin shqiptar.

Rama nuk e ka luksin ta presë mikun turk në një pallat me ornamente të florinjta siç e priti miku i tij në Ankara, por më shumë se kaq nuk mund të bëjë për të përkëdhelur sedrën e “sulltanit”.

Por sërish në vizitën e Erdoganit ka një handikap. Një detaj që nuk mund të shpëtojë kollaj dhe që mund të jetë arsyeja se përse ai zgjodhi të shkelë në vendin tonë pikërisht në 17 Janar.

 

Rreth 7 vite më parë, kur vizitoi Tiranën, presidenti i Turqisë vendosi vetë tullën e parë për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë. E konsideruar si xhamia më e madhe në Ballkan, me një kapacitet ku mund të falen 10 mijë besimtarë njëkohësisht, kjo xhami duhej të kishte përfunduar tashmë prej 2 vitesh.

Por investimi i qeverisë turke ende nuk është dorëzuar. Në Janar të vitit 2019, agjensia turke e lajmeve Anadoly raportonte se 70% e projektit ishte realizuar dhe se në fund të 2019 xhamia ishte gati:

“Xhamia e Namazgjasë, e cila po ndërtohet nga ana e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit Diyanet (TDV) në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, do të hapet për adhurim në fund të këtij viti, njoftoi TDV, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të TDV-së thuhet se tashmë kanë përfunduar 70 për qind të punimeve të xhamisë, themelet e së cilës u hodhën në vitin 2015 me pjesëmarrje të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, dhe se ajo do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit.

Siç thuhet në deklaratë, xhamia, e cila ka qenë ëndërr 100-vjeçare e muslimanëve të rajonit, është planifikuar të përfundojë dhe të hapet deri në fund të vitit”. (Kliko këtu për shkrimin origjinal)

Përveç kësaj, duhet vënë në dukje se Erdogan shkon në Xhaminë e Et’hem Beut, restaurimi i së cilës ka përfunduar si një investim i qeverisë turke, ndërkohë që ende nuk ka dorëzuar Xhaminë e Namazgjasë, që është dhe investimi i shumëpritur nga besimtarët myslimanë.

 

Edhe në këtë ngërç, sërish dalin në lojë gylenistët. Për FETO-n, organizatën e shpallur terroriste nga shteti turk, është kërkuar ndëshkim me dorë të fortë në Shqipëri.

Por përkundër presionit nga Turqia, mbështetësit e imamit Fetullah Gylen në Shqipëri kanë investuar në shkolla, spitale, media etj, madje kanë mundur të kenë përfaqësin edhe në strukturën drejtuese të Komunitetit Musliman.

Këtë shpjegim për ngërçin me Xhaminë e Namazgjasë e jep ish-kryetari i Lëvizjes së Hoxhallarëve, Justinian Topulli në një status në rrjetet sociale. Ai shpjegon se Turqia ka vite që ka ndërprerë marrëdheniet me Komunitetin Musliman të Shqipërisë dhe se shkak për këtë janë mbështetësit e Fetullah Gylen, që tashmë kanë shumicën në strukturat drejtuese të komunitetit.

Ky është shkaku që Erdogan nuk e dorëzon Xhaminë e Namazgjasë, e cila ka filluar të ndërtohet që në vitin 2015, sipas Topullit.

“Në pritje të inaugurimit dhe dorëzimit është edhe xhamia e madhe e Tiranës, e investuar nga shteti dhe populli turk, situata bëhet akoma më e rëndë dhe e vështirë. Në bindjen e shumë njerëzve është pikërisht kjo situatë e paprecedentë që vazhdon të shtyjë pa një fund të qartë, mbylljen e punimeve për xhaminë e madhe, e cila tashmë duhet të ishte inauguruar me kohë” shkruan ai në një status në rrjetet sociale.


Megjithëse mbetet për t’u verifikuar nëse të ashtuquajturit “gylenistë” tashmë kanë nën kontroll drejtimin e Komunitetit Mysliman, është fakt se qeveria turke po mban peng një investim që ka përfunduar prej vitesh.

Dhe si për të treguar se jo gjithçka po i shkon vaj me shqiptarët, Erdogan ka zgjedhur ta vizitojë vendin tonë në ditën e përvjetorit të vdekjes së Skënderbeut, për t’i vënë emrin sheshit në Laç.

Ndoshta një ditë ngërçi mes gylenistëve dhe qeverisë turke do të tejkalohet, një ditë Xhamia e Namazgjasë do t’i dorëzohet Komunitetit Mysliman, ndoshta edhe pllakatën “Erdogan” në Laç do ta ndryshojnë, por që sheshi mori emrin e tij, pikërisht në ditën e vdekjes së Skënderbeut, kjo do të mbahet mend gjatë./Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...