Yuri Kim: Nuk dërgojmë dosje për Berishën në Gjykatën e Parisit, nuk ndodh kështu, nuk ndodh...

E mërkurë, 19 Janar 2022 22:05

 

Yuri Kim deklaron se SHBA nuk do të dorëzojë dosje për ish-kryeministrin Sali Berisha në Gjykatën e Parisit.

Në 'Now' me Erla Mëhillin në Euronews, Kim tha se në rastet e përcaktimeve, SHBA nuk bën publike dosjen.

Kujtojmë se Gjykata e Parisit ka pranuar të shqyrtojë padinë e liderit historik të PD, Berisha, i cili ka hedhur në gjyq për shpifje sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

'Nuk shkon ashtu'... Dhe 'nuk ndodh ashtu' e përsëritur tre herë ishte përgjigjja e ambasadores së SHBA.

Pjesë nga intervista

Erla Mëhilli: Pra, a do të çoni prova në gjykatë në Paris apo në një gjykatë në Shqipëri apo…
Ambasadorja Kim: Sapo ju thashë, nuk shkon ashtu …

Erla Mëhilli: Nuk do të çoni prova…
Ambasadorja Kim: …Nuk ndodh ashtu …

Erla Mëhilli: …edhe nëse jua kërkojnë në një gjykatë në Paris …
Ambasadorja Kim: Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu. Nuk ndodh ashtu.

Erla Mëhilli: Po çfarë ndodh, nëse gjyqi, Z. Berisha e ka hedhur në gjyq në një gjykatë në Paris Sekretarin Amerikan të Shtetit Z. Blinken. Nëse do të kërkoheshin prova, ju nuk do t’i dërgoni ato? Si është procedura, si…
Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për fantazi apo hipoteza. Më pëlqen të jetoj në një botë bazuar në fakte

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...