Yuri Kim: Basha nuk di asgjë për 'non grata', nuk di as unë

E mërkurë, 19 Janar 2022 22:08

 

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim deklaroi në 'Now' me Erla Mëhillin në Euronews se Lulzim Basha nuk di asgjë për 'non grata'.

Ambasadorja la të kuptohej se deklaratat e Bashës janë retorikë politike, pasi ai nuk ka asnjë informacion.

Kim tha se edhe ajo vetë nuk di asgjë.

"Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm", tha Kim.

Erla Mëhilli: E qartë. Z. Basha e përmend shpesh në retorikën e tij këto kohët e fundit se Z. Rama, Z. Berisha dhe Z. Meta i bashkon non-grata. A ka ndonjë informacion për këtë ai? Në retorikën e lidershipit të PD-së thotë se kjo qeveri nuk do ta shijojë të gjithë mandatin katër-vjeçar sepse do të vijnë non-grata të tjera.
Ambasadorja Kim: Shikoni, thuajse çdo javë, dakord, jo çdo javë, por çdo muaj, shoh një artikull apo ndonjë gazetar që thotë: e di kush është personi tjetër që do shpallet; do të ketë përcaktime. Me gjithë respektin, them se ky është një proces shumë konfidencial dhe do të habitesha vërtet shumë nëse deklaratat e tyre do të bazoheshin në informacion faktik, të besueshëm.

Erla Mëhilli: Pra, Z. Basha nuk ka informacion për non-gratat, është thjesht retorikë politike nga ana e tij?
Ambasadorja Kim: Ne nuk e ndajmë këtë informacion me askënd

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...