Deklarata e fortë e Berishës: Basha më kërkoi koalicion me Ramën

Premte, 21 Janar 2022 11:36

 

Në një intervistë ekskluzive, për emisionin "Drejt" në RTV Ora lideri historik i Partisë Demokratike foli mbi situatën ku ndodhet partia që themeloi por edhe për çështje të nxehta të aktualitetit politik.

Për Sali Berishën është e qartë se cila është Partia Demokratike ndërsa Basha tha ai nuk firmos dot kandidatura për shkak se është shkarkuar nga detyra.

Sali Berisha: Eshtë shumë e qartë se kush është Partia Demokratike. Nuk ka asnjë alternativë tjetër sepse Basha përfaqëson pengun e Ramës dhe asgjë tjetër. Basha ka bërë një anti-kuvend. Basha nuk firmos dot kandidatura. Kryetari nuk mund të thotë se nuk pa deklarimin e delegatëve që i shiti nga 1950 për 5004. Basha është një uzurpator i Edi Ramës dhe përfaqësuesi i PD-së është komisioni."

Pasardhësin Basha e cilësoi si deputetin më të inkriminuar dhe kukull të Edi Ramës.

Sali Berisha: Ka patur parime të cilat ai I dinte se po ti shkelte unë nuk i pranoja. Një nga këto ishte koalicioni me Edi Ramën. Mua më është kërkuar një gjë e tillë dhe kam refuzuar në mënyrë kategorike.

Protestën e 8 janarit në këndvështrimin e Berishës ishte e drejtë dhe paqësore. Kryeministrin Edi Rama e akuzoi se përgatiti me mjete policie trafikantët që flinin në selinë e PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...