Zgjedhet e 6 marsit/ Demokratët e Lushnjes primare sipas statutit të Kuvendit të 11 dhjetorit

Premte, 21 Janar 2022 22:18

 

Strukturat e Partisë Demokratike dega Lushnje janë mbledhur këtë pasdite për të dalë në primare për kandidatin e demokratëve në zgjedhjet e 6 marsit, sipas statutit të miratuar në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Në një lidhje direkte për SYRI-n, kryetari i një Grup Seksioni në Lushnje, Julian Meço ka folur për këtë vendim, si të vetmen mënyrë për të garuar dhe për të fituar në këto zgjedhje të pjesshme lokale, pasi ka ikur koha kur zarfi i dikurshëm vinte nga lartë, por tani janë votat tona që do zgjedhin më të mirin tonë për të na përfaqësuar në garën me PS në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Meço: Patëm një mbledhje në selinë e PD dega Lushnje, ku u diskutua me qëndrimin e përbashkët për një kandidat të cilin do e zgjedhim me formatine e primareve me një anëtar një votë, gjë që na bënë më të fortë dhe më fitues në këto zgjedhje për bashkinë e qytetit të Lushnjes.

 

 

Në takimin sotëm ne bëmë me dije se kandidaturat që kanë filluar të lëvizin nëpërmjet strukturave ti mirëpresim deri ditën e hënë dhe të paraqesin emrat dhe ti nënshtrohen votimit një anëtar një votë.

Nuk do jetë më zarfi i dikurshëm që vjen nga lartë por janë votat tona që do zgjedhin më të mirin tonë për të na përfaqësuar në garën me PS në zgjedhjet e 6 marsit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...