Zgjedhjet e pjesshme, Manjani: Sot kemi pushtet monist, Basha duhet shporrur nga politika

Premte, 21 Janar 2022 21:39

 

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ka komentuar mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Manjani theksoi se sot jemi përballë një pushteti monist, duke shtuar se Lulzim Bashën nuk e ndihmon dot më askush.

“Ne kemi sot pushtet lokal monist. Debati politik sot zhvillohet brenda opozitës. PD ende funksionon nën firmën e një kryetari të shkarkuar, por që nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën. PS me siguri do të fërkjë barkun në këto zgjedhje e demokratët do të duhet të enden sa në një vend në tjetrin e kjo është diçka që mua personalisht më trishton.

 

Lulzim Bashën jo këto zgjedhje, por edhe 100 zgjedhje, asgjë nuk e ndihmon dot. Bashën nuk e ndihmon dot më askush. Bashës ia kanë hequr prizën e është thëngjill i fikur, nuk ekziston në asnjë realitet elektoral. Basha duhet shporrur nga politika”, deklaroi Manjani

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...