Rezoluta/ Revista austriake citon Berishën: PS votoi në emër të Vuçiçit

Premte, 13 May 2022 11:47

 

Lajmi që parlamenti shqiptar votoi kundër një rezolute që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë po bën bujë jo vetëm në rajon.

Revista austriake, Kosmo shkruan se kjo rezolutë u rrëzua me 51 vota, ndërsa citon deklaratat e liderit historik demokrat, Sali Berisha.

 

“Parlamenti shqiptar hodhi poshtë rezolutën që i klasifikonte aktet në Srebrenicë si gjenocid. Kundër kësaj rezolute votuan 51 deputetë. Pas votimit, Sali Berisha iu drejtua Kuvendit dhe akuzoi deputetët e mazhorancës se kanë votuar ‘në emër të Aleksandër Vuçiçit’.

 

 

‘Nuk ka pasur kurrë një Shqipëri antishqiptare si në kohën e Edi Ramës,” tha Berisha. Kurse deputeti Tritan Shehu tha se kjo ishte një ditë e hidhur për Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan revista.

 

“Ne jemi i vetmi parlament që nuk kemi një dokument formal që dënon gjenocidin. Është një ditë që ka pasur një ndikim të thellë në botën demokratike. Disa ditë më parë, këta zotërinj votuan kundër rezolutës që dënon gjenocidin rus në Ukrainë. Sot ata nuk pranojnë dënimin e gjenocidit serb në Bosnje. Nesër nuk do të pranojnë dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Pse? Këto janë lidhje, angazhime, Vuçiçi është lart,” tha Shehu

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...