Sfidë e hapur/ Berisha, Ramës: Të heqim parashkrimin vetëm për kryeministrat, a ta mban?

Premte, 13 May 2022 12:46

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, u tregua i ashpër me deklaratën e Edi Ramës se Shqipëria do ndërrojë menjëherë kurs nëse nuk hapen negociatat me Bashkimin Europian.

“E vërteta është se qëllimi kryesor i kësaj bisede ishte parashikuar, deklarata e djeshme e Edi Ramës, kërcënimi publik që ai i bëri BE-së se në rast se nuk merret vendimi për hapjen e negociatave, ne do të rishikojmë drejtimin e qëndrimit tonë.
Unë uroj të merret vendimi dhe i bëj thirrje publikisht BE-së që të hapen negociatat, ndonëse Edi Rama nuk ka plotësuar dhe nuk plotëson asnjë kusht për hapjen e tyre.

 

 

Ky njeri në 9 vite vetëm ka shkatërruar gjitha standardet që kërkohen. Ai ka bërë reformën që e ka lënë vendin dhe qytetarët pa të drejtën e një procesi gjyqësor.

 

Ai bërtet dhe sulmon SPAK-un sepse e di se opozita e vërtetë do të firmosë fundin e tij. Ai ka mashtruar te Departamentin e Shtetit për shpalljet non-grata dhe tani shkon e puthet me Dodikun. Tani u kërkon gjykatësve dhe prokurorëve të faktojnë shpifjet që ka bërë ndaj meje.

...Mos guxo të ndryshosh kursin e vendit se do përballesh me revoltën popullore. Drejtimi ynë është vetëm një, integrimi dhe vetëm integrimi drejt Europës,” tha Berisha.

Më tej ai i bëri një sfidë të hapur Ramës.

“Po bën presione staliniste ndaj drejtësisë për të hetuar kundërshtarët tu. Nëse je burrë dhe ta mban, hajde të kalojmë ligjin në Kuvend dhe të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.

Urdhëro që të kalojmë që nesër ligjin.

Ai nuk e bën këtë se ka frikë dhe tmerr nga firmat e tij. Se nuk e di se çfarë ka firmosur për të mbushur xhepat e tij,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...