Rama mohoi edhe gjenocidin rus/ Berisha: Lojë e dyfishtë me Ukrainën

Premte, 13 May 2022 12:50

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama mbajti të njëjtin qëndrim si në rastin e gjenocidit në Srebrenicë, edhe për rezolutën që dënonte gjenocidin rus në Ukrainë.

Berisha tha se ai e rrëzoi këtë rezolutë pasi po bën lojë të dyfishtë me Ukrainën.

 

“Edhe në rastin e Ukrainës, Rama bëri një lojë të dyfishtë. Presidenti Zelensky nderoi shqiptarët në parlamentin tonë me një fjalim. Ai pati vetëm një kërkesë. Nuk kërkoi nga Shqipëria avionë, tanke, raketa as dhe municione. Nga Shqipëria kërkoi një gjë: Mos lejoni turistët rusë të vijnë në brigjet tuaja.

 

 

Edi Rama, flakë për flakë, në mënyrën më të pacipë, më amorale, iu përgjigj se kjo nuk do të ndodhë.

 

Unë jam këtu për ta dënuar edhe njëherë këtë qëndrim anti-NATO, anti-Perëndim, anti-Ukrainë...

...Ky është një akt i papërgjegjshëm. Cila është arsyeja, a mund të thotë ndonjë shqiptar? Shqipëria mund të krijojë të gjithë lehtësirat për rehabilitim të të burgosurve në Ukrainë. Por jo të presë kasapët e tyre. A nuk janë të lidhura këto akte të shëmtuara, mohimi i gjenocidit në Ukrainë dhe Bosnje dhe heqja e vizave për rusët që vrasin në Ukrainë?

Unë mendoj se janë të lidhura dhe unë e garantoj Edi Ramën se kur sillej si padron i këtij vendi dhe argat i Vuçicit merr fund. Opozita e vërtetë është krejt tjetër. Ajo as është pajtuar dhe as do pajtohet kurrë me qëndrimet antishqiptare të kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama.

Ndaj unë u bëj thirrje shqiptarëve, të ngrihen në lartësinë e njerëzisë së tyre, idealeve të tyre, dhe të gatshëm për të gjithë reagimet e nevojshme në mënyrë që Edi Rama të marrë përgjigjen e merituar në kohën e duhur,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...