‘Vota kundër e PS për Srebrenicën’/ Shehu: Justifikim infantil! Vuçiçi urdhëroi Ramën që të bllokohej rezoluta

Saturday, 14 May 2022 17:31

 

Deputeti i PD-së dhe nismëtari i rezolutës për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, Tritan Shehu, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur për votën kundër të mazhorancës socialiste në parlamentin e Shqipërisë.

Shehu e quajti infantile justifikimin e mazhorancës së PS-së për votën kundër kësaj rezolute që dënonte gjenocidin serb në Srebrenicë dhe se Vuçiçi ka urdhëruar Ramën që të bllokojë këtë nismë në Parlamentin e Shqipërisë.

Shehu: Kur këta nuk njohin gjenocidin e Srebrenicës, si do të njohin gjenocidin serb në Kososvë. Unë dua të konfirmojë që ne jemi duke punuar për të sjellë një material të plotë për ta sjellë në Parlamentin e Shqipërisë siç kaloi edhe në parlamentin kosovar. Serbia nuk ka kërkuar falje as për gjenocidin në Srebrenicë as atë në Kosovë, biles as nuk e njeh fare si term gjenocid. Kur Srebrenica është pranuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar për ta quajtur një gjenocid si dhe rezolutën në Parlamentin Europian. Unë nuk e di qëndrimin që do mbajë mazhoranca në raport me gjenocidin serb në Kosovë.

 

 

PS, mazhoranca ka përdorur disa sofizma për të justifikuar votën kundër rezolutës që dënonte gjenocidin serb të Srebrenicës, por janë të padenja dhe infantile për deputetë të një parlamenti dhe jo më për një forcë që qeverisë vendin. Tendenca për ti dhënë Serbisë rolin e hegjemonisë në rajon qoftë me Ballkanin e Hapur por edhe për ta vendosur Vuçiçin në krye të tavolinës dhe shumë elementë të tjerë është e qartë se kjo rezolutë nuk kaloi pasi nuk është e Vuçiçit, Vuçiçi kërkoi që të mos kalonte, marrëdhënia e Ramës dhe Vuçiçit bëri që kjo rezolutë të bllokohej.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...