Berisha në Fier: Ish-kryetar i PD mori vendime autokratike, shkelmoi statutin dhe vullnetin e anëtarësisë

Saturday, 14 May 2022 18:54

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha vijoi në Fier ditën e dytë te turit të takimeve me demokratët, për zgjedhjet e 22 majit.

Përpara qindra demokratëve të pranishëm, Berisha kujtoi si nisja lëvizja për ndryshimin e Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se ish-kryetari i PD, Lulzim Basha mori vendime autokratike si dhe shkelmoi statutin e vullnetin e anëtarësisë demokrate.

"Ish-kryetari i PD i lejoi vetes në mënyrën më autokratike, duke shkelmuar mbi Kushtetutën e partisë, statutin, duke shkelmuar edhe mbi ligjet e vendit, mbi vullnetin e anëtarësisë, i shprehur ky vullnet në Statut në forumet e saj. Mori vendime tërësisht autokratike, antidemokratike, mori vendime me të cilat nuk ndërtohet demokracia, të cilat në fakt në aparencë në mënyrë identike, nuk i marrin as partitë marksiste-leniniste, se edhe ato ndjekin një procedurë. Ngritja juaj në këmbë nuk ishte asgjë tjetër në thelb përveçse një betejë kundër autokracisë, për të vendosur normat demokratike. Ishte një betejë mes legjitimes dhe jo legjitimes, por nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Në rast se duam të jemi të lirë, ne duam të zbatojmë ligjet, të cilat ndër të tjera na diktojnë se liria e gjithsecilit prej nesh përfundon aty ku fillon liria e tjetrit. Nuk mund t'ia prekim ne lirinë. Jue patë si u bëmë ne, lëshonte komunikate, përjashtohet ky, ai, shkarkohet ky e shkarkohet ai, gjithccka bëhej në mënyrë të paligjhshme. kurse ne u ngritëm së bashku kundër këtij arbitrariteti, ilegjitimiteti dhe çdo gjë që bëmë deri sot e bëmë bazuar në votën e lirë. Kjo ka rëndësi kapitale nëse nuk jemi një parti e votës së lirë, ne do të ishim fatkeqësi kombëtare për vendin", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Rithemelimi” padit kryetarin e Gjykatës së Tiranës

Politikë

“Rithemelimi” padit kryetarin e Gjykatës së Tiranës

  Komisioni i Rithemelimit ka ngritur padi ndaj kryetarit të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, Flamur Kapllanit dhe kancelarit Donald Xhelili. Rithemelimi akuzon zyrtarët për “Shpërdorim detyre”. “Në vijim të qëndrimit të bërë...

Tallja me Alibeajn/ Analistët: Fitoi të drejtën që ia jep Kushtetuta

Politikë

Tallja me Alibeajn/ Analistët: Fitoi të drejtën që ia jep Kushtetuta

  Enkelejd Alibeaj vazhdoi farsën presidenciale një ditë më parë, duke arritur kulmin pasi deklaroi se kishte arritur një marrëveshje. E ashtuquajtura marrëveshje, parashikon që opozita të propozojë kandidatë në raundet humbëse...

Petrit Vasili:17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit ose incenerator-marreveshjen Balla Alibeaj!

Politikë

Petrit Vasili:17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit ose incenerator-marreveshjen Balla Alibeaj!

17 maji i 2017 e polli sot këlyshin e 18 majit ose incenerator-marreveshjen Balla Alibeaj! Ne fund te estrades se këlyshit te 18 majit, Rripi i pantallonave te Rames do te...