Takimi në Fier/ Berisha-demokratëve: Mirënjohje për mbështetjen tuaj për të krijuar një opozitë të vërtetë

Saturday, 14 May 2022 18:58

 

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin e radhës me demokratët e Fierit, në kuadër të zgjedhjeve për kryetarin e PD-së që do të zhvillohet në 22 maj.

Të pranishëm në tryezë me ish-kryeministrin Berisha janë Alban Haxhi, Mjek/Pedagog, Rexhina Saliaj, studente stomatologjie, Arnold Kariqi, gazetar, Besart Xhaferi, sipërmarrës, Ivi Shanaj, stomatologe, Keti Petrela, diplomuar në Shkenca Sociale.

 

 

Berisha ka falënderuar demokratët e Fierit për kontributin e t tyre në një moment kritik për pluralizmin dhe demokracinë, duke përcaktuar se vendi do të kishte opozitë të vërtetë.

 

 

Berisha: Dua t'ju përshëndes shumë përzemërsisht demokratët dhe demokratet e Fierit, të gjithë banorët e këtij qyteti dhe qarku, deputetët e PD dhe të gjithë fierakët kudo ku ndodhen sot.

 

Ju shpreh mirënjohje të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju dhatë për pluralizmin dhe demokracinë në Shqipërinë, në një moment që do përcaktonte ekzistencën ose jo të një opozite të vërtetë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në një hark kohor disa mujor, në një rrugë të vështirë të pazakontë dhe të pandodhur ndonjëherë, demokratët dhe demokratet e Fierit dhe të mbarë Shqipërisë, në një proces demokratik, në vlerësimin tim një lëvizje e vërtetë dhe një revolucion i vërtetë, ia dolën sot para shqiptarëve si opozitë e vërtetë e vendosur për mbrojtur interesat e qyeterëve shqiptarë.

Një proces që ishte një betejë midis demokracisë dhe autokracisë midis legjitimes dhe jo legjitimes, midis bashkimit të vërtetë dhe përçarjes.

Ish-kryetari i PD-së i lejoi vetes në mënyrën më autokratike, duke shkelmuar mbi vullnetin e anëtarësisë i shprehur në statut në forumet e saj. Mori vendime tërësisht autokratike dhe jo demokratike, mbi të cilat nuk ndërtohet demokracia.

Ngritja juaj në këmbë nuk ishte asgjë tjetër në thelb se një betejë kundër autokracisë për të vendosur normat demokratike. Pra nuk ka betejë më të rëndësishme për një shoqëri të lirë. Ne duhet të zbatojmë ligjet që na diktojnë se liria e gjithsecilit prej nesh mbaron aty ku fillon e tjetrit. Ju e patë si u bëmë ne, lëshonte komunikata, përjashtohej ky largohej ay pra gjithçka bëhej në mënyrë të paligjshme dhe ne u ngritëm bashkë kundër këtij iligjitimiteti dhe çdo gjë që bëmë e bëmë bazuar në votën e lirë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...