Drejtori i Antimafies italiane: Mafia shqiptare po punon për Ndrangheta-n

Hënë, 16 May 2022 14:39

 

Një deklaratë e fortë vjen sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Antimafias Italiane Maurizio Vallone.

"Në Liguria, ka deklaruar ai, mafia shqiptare punon për mafian kalabreze Ndrangheta. Mafia shqiptare ka marrë në nënkontraktim nga mafia kalabreze, menaxhimin e trafikut të drogës."

Deklarata e tij është bërë gjatë vizitës në qytetin e Genovas në prezantimin e eventit mbi 30 vjetarin e DIA, Departamentit të Antimafias Italiane.

"Prej 30 vitesh, rajoni i Ligurias, tha ai, ka hasur praninë e të gjitha mafiave, por investiguesit janë munduar t'i luftojnë infiltrimet e tyre në ekonominë e territorit."

 

Duke folur për portin e Genovas, një nga portat më të rëndësishme në kufijtë detarë italianë, Maurizio Vallone u shpreh se "ky port gjatë kohëve të fundit është nën vëzhgimin e veçantë të autoriteteve, fakt që e dëshmon dhe sasia e madhe e lëndëve narkotike të sekuestruara".

"Aty ku ka më shumë sekuestrime, ka më tepër vëmendje", tha ai.

Për Drejtorin e Antimafias Italiane, krimi i organizuar, goditet dhe përmes sekuestrimeve që ndihmojnë në dëmtimin e veprimtarisë së organizatave kriminale.

"Mega sekuestrimet në portin e Genovas, nuk dëshmojnë jo vetëm shtimin e tranzitit të lëndëve narkotike, por dhe përmirësimin e aftësive inestigative."

Në raportin e fundit të Antimafias Italiane, trafiku i drogës mbizotëron në aktivitetin kriminal të rajonit të Ligurias. 60% e operacioneve të kryera gjatë vitit 2021 i përkasin punës së antidrogës territoriale.

"Klanet ndranghetiste të vendosura prej kohësh në territorin ligure kanë shtrirë rrënjë, thuhet në këtë raport, e prej vitesh janë baza logjistike për importimin e kokainës. Që prej viteve '50 ky rajon u bë një vend joshës për krimin e organizuar si për strukturën ekonomike në lulëzim, ashtu dhe për pozicionin gjeografik strategjik si një udhëkryq lidhës me Versiljën, Costa Azzura, Europa e Italia Veriore si dhe me kontinente të tjera për shkak të porteve të pozicionuar në të."/Oranews.tv/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...