Ndërtimi i Skavicës, banorët në protestë: Zhduken 35 fshatra të Dibrës

Hënë, 16 May 2022 14:41

 

Banorët e Dibrës protestuan përsëri pranë vendit ku do të ndërtohet diga e HEC-it të Skavicës, duke kundërshtuar projektin që gllabëron mijëra hektarë tokë dhe zhduk 35 fshatra. Banorët u kanë bërë thirrje deputetëve të qarkut që të kundërshtojnë projektin, duke i paralajmëruar për përballjen me pasoja
Dhjetëra qytetarë të Dibrës protestuan pranë vendit ku parashikohet të ndërtohet diga e hidrocentralit të Skavicës, duke bërë paralajmërime të forta ndaj qeverisë.

 

Banorët e Dibrës kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, pasi sipas tyre do të sjellë pasoja të mëdha për zonën.

 

Sipas tyre, mbi 35 fshatra të Dibrës do të zhduken përfshirë dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore.

Protestuesit kanë paralajmëruar deputetët e qarkut të Dibrës se do të përballen me banorët, nëse nuk kundërshtojnë projektin.

Prej kohësh, komuniteti dibran dhe shoqatat ambientaliste kundërshtojnë nëpërmjet protestave dhe takimeve të ndryshme, ndërtimin e digës prej 485 metra lartësi në zonën e Skavicës.

Kjo digë, e parashikuar të ndërtohet në luginën e lumit Drin i Zi, pritet të sjellë pasoja të mëdha për zonën e Dibrës

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...