Vuçiç dekonspiron Ramën: Disa vende të BE duan të bllokojnë negociatat me Shqipërinë

E Enjte, 23 June 2022 13:29

 

Kryeministri Edi Rama befasoi Brukselin sot kur ndëmori disa sulme ndaj BE-së dhe Bullgarisë, madje duke fyer edhe një gazetare bullgare.

Përpjekja e tij për të treguar se negociatat po bllokohen nga Bullgaria është kritikuar nga ekspertët dhe gazetarët, që thonë se negociatat nuk hapen për shkak të gjendjes së mjerueshme të demokracisë në Shqipëri.

Por edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka 'dekonspiruar' Ramën, pasi la të kuptohet se nuk është vetëm Bullgaria që po bllokon negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vuçiç tha se disa vende të BE-së janë përpjekur që të bllokojnë hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkruan Euronews Serbia.

 

“Ne e kemi diskutuar këtë, por jemi këtu për të diskutuar të ardhmen tonë evropiane, besojmë se do të ketë disa përfundime që janë të mira për Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Vuçiç nënvizoi se nuk pret asgjë nga ky Samit, megjithëse beson te e ardhmja europiane e Serbisë.

“Unë besoj në të ardhmen evropiane të Serbisë dhe të rajonit, por së bashku me miqtë nga rajoni do të luftojmë për atë të ardhme evropiane, por duke respektuar veten dhe duke besuar se mund të bëjmë shumë së bashku”, tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...