Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të grabitjes së mandatit të tretë dhe regresit të demokracisë

Premte, 24 June 2022 11:54

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se negociatat për Shqipërinë nuk u hapën për shkak të situatës së demokracisë në vend.

“Ky ishte udhëtimi më skandaloz në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë nga një përfaqësues i saj.

Ky ishte udhëtimi që dëshmoi përfundimisht se Edi Ramës nuk i hapen negociatat. Nuk e pranojnë për intelokutor dhe se në mënyrë absolute, shkaqet themelore nuk janë te Bullgaria.

Por siç ia dha edhe vetë padroni i tij, Aleksandër Vuçiç, janë disa vende të BE, të cilat nuk janë dakord me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kjo sepse Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE, përkundrazi Shqipëria në drejtim të lirive, votës së lirë dhe medias, ka shënuar rrokullisje të mëdha.

Pra, nuk është vetoja e Bullgarisë, por është regresi i demokracisë dhe grabitja e mandatit të tretë. Rrokullisja në lirinë e medias, evidentimi i lidhjeve me bandat dhe krimin të eksponentëve kryesorë politikë të PS, duke nisur nga Edi Rama dhe poshtë. Me asgjë, askush nuk mund t’i mbulojë këto,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...