Berisha: Do të protestojmë edhe kundër Sorosit! Mirëpres kontributin e Metës dhe të LSI-së

Premte, 24 June 2022 12:11

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se më 7 korrik do të protestohet jo vetëm kundër krizës së rëndë ekonomike dhe projektit Ballkani i Hapur, por edhe kundër miliarderit ultramajtist George Soros.

“E konsideroj atë një armik të stabilitetit dhe të demokracisë në Shqipëri. Me mbështetjen e projekteve në sinkron me Lavrovin dhe Putin, Soros fakton se është një faktor i rrezikshëm për paqen në Ballkan,” tha Berisha.

Berisha u shpreh edhe njëherë i hapur për një bashkëpunim me presidentin Ilir Meta pasi të lërë mandatin në krye të shtetit. Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Meta dhe LSI-ja janë të mirëpritura për t’iu bashkuar opozitarizmit kundër Edi Ramës.
“Disa herë jemi takuar në Baku me presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve,” tha Berisha.

Sipas tij, në krye të protestës do jetë një front i gjerë. Ai ftoi qytetarët, intelektualët dhe këdo që të bëhet pjesë e saj.

"Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shquar është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...